LAJMI I FUNDIT:

Të mirat e çokollatës

Të mirat e çokollatës

Mos u gënjeni, çokollata vërtet është e mirë dhe jo vetëm sepse shkrihet shumë mirë në gojë, por edhe sepse ndikon mirë në tru dhe është e shëndetshme për gjithë trupin. Megjithatë për të ka edhe shumë mite të cilat nuk janë të vërteta. Është koha t’i ndryshoni mendimet tuaja për çokollatën.

Çokollata nuk është e vështirë për tretje në lukth
Por, si për të gjithë, edhe këtu vlen rregulli i të ngrënit me masë. Nëse konsumoni shumë, logjikisht kjo do të ndikojë në ngadalësimin e tretjes së saj.

Çokollata e zezë ka më pak kalori
Kjo përfundimisht nuk është e saktë. Çokollata e qumështit dhe ajo e zezë kanë numër të njëjtë të kalorive, por çokollata e bardhë ka më shumë sheqer, por edhe më shumë kalcium.

Çokollata shkakton migrenën
Është e vërtetë se çokollata mund të ketë disa përbërës të cilët mund të nxisin migrenën, por bëhet fjalë vërtet për sasi të vogla të tiraminës. Janë të vogla gjasat që nga çokollata të vuani nga migrena.Sa më shumë kakao, çokollata është më e mirë
Sasia më e madhe e kakaos nuk do të thotë se çokollata do të jetë më e shijshme. Bëhet fjalë për shije individuale. Por, më shumë kakao do të thotë edhe më shumë yndyra dhe pak më shumë kalori.


Nga çokollata mund të trasheni
Çokollata është e vërtetë se përmban sheqer dhe kalori. Por studimet kanë treguar se njerëzit me peshë të madhe, zakonisht nuk janë adhurues të çokollatave. Do të thotë se nëse nuk hani sasi të mëdha çokollate brenda ditës, nuk do të trasheni. Bëhuni të kujdesshëm dhe kënaquni!

Pse është e mirë për trupin tuaj
Rrit dhe përmirëson kolesterolin “e mirë”, paraqet një parandalim të mirë kundër sëmundjeve kardiovaskulare, ndërsa vlera e sheqerit nuk rritet në masë të madhe nga konsumimi i çokollatës.

Pse është e mirë për trurin tuaj
Ndikon mirë në disponim, jeni energjik dhe më të lumtur pas konsumimit të saj, dhe njëkohësisht ju mbron nga stresi.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori