Të martën prej orës 18:00 luhet ndeshja e fundit e gjysmëfinales së ‘play-offit’ në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).

Në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj takohen skuadra e Ferizajt dhe skuadra e Vushtrrisë. Pas dy ndeshjeve rezultati është 1-1 dhe skuadra që shënon fitore i bashkohet Istogut në finale.


Ndeshjen e parë në Ferizaj skuadra vendase e kishte fituar me rezultat 25-18. Të shtunën në Vushtrri, fitore shënoi skuadra vendase me rezultat 23-22. Kështu finalisti do të caktohet në ndeshjen e tretë. Pritet hendboll i mirë dhe ndeshje interesante.

Istogu pas dy ndeshjeve e ka eliminuar Kastriotin.

Te hendbollistët, në finale takohen Besa Famgas e Trepça. Ndeshja e parë është në fundjavë në Pejë.

telegrafi sport app