Derisa entuziastët miliarderë të hapësirës nisen për në hapësirë, më e mira që shumica e njerëzve mund ta bëjnë është të shikojnë me zili.
Ekziston një mënyrë tjetër, megjithatë, për të ndjerë se si do të ishte të ‘notoje’ në hapësirë si një astronaut, me vetëm 7,500 dollarë për person për një udhëtim 90-minutësh, transmeton Telegrafi.
Njerëzit mund të përjetojnë ndjenjën e një astronauti brenda një ambienti me zero gravitet.
Përvoja e Zero Gravitetit lejon që aventurierët të rrokullisen, të notojnë dhe të varen me kokë poshtë në kabinën e zbrazët të një Boeing 727, sipas shefit ekzekutiv të Korporatës Zero G, në SHBA, Matt Gohd.
Kur aeroplani me emrin “G-Force One” arrin një lartësi mbidetare prej 7,300 metra, pilotët fillojnë të ngjiten, dhe më pas e shtyjnë aeroplanin në maj të një harku parabolik.
Në atë moment, udhëtarët mbesin në rënie të lirë – dhe ndihen pa peshë për 20 deri 30 sekonda derisa aeroplani të zbresë përsëri në rreth 7,000 metra. Pilotët e përsërisin manovrën rreth 15 herë gjatë fluturimit.
Të mërkurën, një raketë SpaceX u nis nga Florida duke transportuar miliarderin Jared Isaacman, dhe tre persona të tjerë që ai zgjodhi në ekuipazhin e parë gjithë-turistik për të qëndruar në orbitën e Tokës për tre ditë.
Ekuipazhi u nis në hapësirë të mërkurën pak pas orës 20:00 (me kohë amerikane) nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida.
Kapsula Dragon që po bartë katërshen është e kompanisë së raketave SpaceX, kompani kjo në pronësi të Elon Musk. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Armëpushimi në rrezik? Izraeli 'anulon' lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Trump njofton raundin e dytë të bisedimeve me Rusinë për paqen në Ukrainë

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë