Site icon Telegrafi

Të lumtur dhe të pabrenga: Fëmijët me fantazi krijojnë realitetin në të cilin gjithmonë mbretëron hareja

Në çast imagjinojnë që janë kapiten anijeje apo mbretër

Fëmijët kanë perceptim krejtësisht ndryshe nga të rriturit, gjë që, shpjegojnë shkencëtarët, i bën më të lumtur dhe më të pabrenga, transmeton Telegrafi.

Hulumtimi i ekspertëve nga Michigan ka treguar që vogëlushët falë fantazisë krijojnë realitetin në të cilin gjithmonë mbretëron hareja.

Në çast imagjinojnë që janë kapitenë anijesh apo mbretër të mbretërisë shumë të bukur, duke u kënaqur në role.

Për shkak të kësaj, energjinë e tyre, për dallim nga të rriturit, e shpenzojnë në gjëra pozitive.

– Nga njëra anë, edhe pse krijojnë realitetin vetjak, ata krijojnë realitetin me fantazitë vetjake, nga ana tjetër në këtë moment dhe kohë, nuk i lodhin kokat e tyre të vogla me brenga se çfarë do të ndodhë nesër – theksohet në raportin e shkencëtarëve të cilët studimin e kanë bërë në vogëlushët e moshës nga viti i tretë deri në të dhjetin.

Ekspertët kanë arritur deri në përfundimin edhe që përparësia e fëmijëve në raport me të rriturit është ajo që në çdo gjë arrijnë të gjejnë shkakun për buzëqeshje, prandaj edhe ditën më të zymtë e ngjyrosin me ngjyra të kthjellëta. /Telegrafi/

Exit mobile version