LAJMI I FUNDIT:

‘A do të largohet Messi nga PSG dhe të kthehet te Barca’ – Scaloni pyetet për superyllin argjentinas

‘A do të largohet Messi nga PSG dhe të kthehet te Barca’ – Scaloni pyetet për superyllin argjentinas
(Foto: Sportstar)

Lionel Messi vazhdon të jetë pjesë e spekulimeve për një largim potencial nga Paris Saint-Germaini, ndërsa Lionel Scaloni është pyetur për të ardhmen e tij.

Superylli argjentinas ka kontratë me kampionin francez deri në fund të këtij sezoni, që do të thotë se mund të mbetet lojtar i lirë në fund të sezonit.

Ka pasur thashetheme për një rikthim të kampionit të botës te Barcelona, po ashtu është lidhur me kalim të mundshëm në Amerikë apo në Lindjen e Mesme.


(Foto: Getty)

Në moshën 35 vjeçari, Messi është para një vendimi të vështirë, ndërsa siç transmeton Goal – trajneri i Argjentinës ka thënë se nuk ka informacion në lidhje me të ardhmen e tij.

“Unë nuk jam në kokën e tij, nuk e di se çfarë është duke menduar ai, nuk e di se çfarë do të bëjë. Ajo që dua, është që ai të luajë, të jetë në fushë, të jetë i lumtur”.

“Do të doja që të vazhdonte të luajë. 102 gola (me Argjentinën). Shpresoj të ketë më shumë. Meriton gjithë lëvdatat”, është shprehur Scaloni. /Telegrafi/

(Foto: Getty)

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i harruar nga Arteta shkëput kontratën me marrëveshje të dyanshme me Arsenalin

Lojtari i harruar nga Arteta shkëput kontratën me marrëveshje të dyanshme me Arsenalin

Premier League
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Serie A
Krisje në kampin e Milanit? Leao dhe Hernandez ‘injoruan’ trajnerin dhe bashkëlojtarët

Krisje në kampin e Milanit? Leao dhe Hernandez ‘injoruan’ trajnerin dhe bashkëlojtarët

Serie A
Mbappe ka vendosur një rekord të zi pas tri ndeshjeve të para në ligë me Real Madridin

Mbappe ka vendosur një rekord të zi pas tri ndeshjeve të para në ligë me Real Madridin

La Liga
Sancho zbulon arsyen pse u transferua tek Chelsea, ka një mesazh edhe për tifozët e Man Utd

Sancho zbulon arsyen pse u transferua tek Chelsea, ka një mesazh edhe për tifozët e Man Utd

Premier League
Kalo në kategori