“Të largohen karbohidratet e thjeshta dhe yndyrat jo të mira”, “Vitamina D nuk duhet të jetë assesi e ultë” – flet nutricistja Albulena Shabani Ilazi

Në episodin e kësaj jave të podcastit “Shëndeti në rend të parë” është diskutuar për rëndësinë e të ushqyerit shëndetshëm, mirëmbajtjen e peshës, rëndësinë e vitaminave dhe mineraleve në organizëm.
Nutricistja dhe dietologia, Albulena Shabani Ilazi në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, me autore Besnike Salihu ka ndarë këshilla për të përmirësuar mirëqenien përmes ushqimit.
“Realisht, unë nuk preferoj me largu asnjë element... përveç nëse e nevojshme për shkak të ndonjë alergjie.. Një vakt ushqimor duhet të jetë i balancuar me makro dhe mikro nutrientë”, tha nutricistja Shabani Ilazi.
Sipas saj, çka duhet të largojmë me menyja ditore janë karbohidratet e thjeshta dhe yndyrat jo të mira.
Ajo po ashtu ka treguar se çka preferohet të konsumohet për mëngjes e çka për drekë, cilat çajra preferohen para gjumit, ndërkaq sjell edhe një recetë çaji me karafil.
Nutricistja Shabani Ilazi po ashtu tregon për rëndësinë e vitaminave dhe mineraleve, sidomos të vitaminës D dhe magnezit.
“Vitamina D nuk bën në asnjë mënyrë me qenë e ultë... është faktori kryesor me ulë inflacionin, ndikon te imuniteti dhe kryesisht të metabolizmi i hormoneve...”, tha ajo.
Nutricistja ka treguar edhe për rolin jashtëzakonisht të rëndësishëm të pro-biotikëve dhe pre-biotikëve, e për të cilën nuk flitet shumë.
Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga kompania Muqa Solar. /Telegrafi/


















































