“Feja është opium për popujt”. Sa herë në fëmijërinë time e kam dëgjuar këtë fjalë, si një lloj vaksine që herë pas here na injektohej si për të mbytur çdolloj ndjenje religjioze që mund të ngjizej nga mësimet klandestine të ndonjë gjyshi apo gjysheje.
U mbushën plot 50 vjet nga dita kur, pas fjalimit famëkeq të Enver Hoxhës, pikërisht më 6 shkurt 1967, për revolucionarizimin e mëtejshëm të shoqërisë, “rinia” hyri në objektet e kultit duke filluar kështu prishjen e tyre.
Në mënyrë triumfaliste librat e historisë së Partisë së Punës asokohe do të shkruanin: “Pas Kongresit V dhe fjalës së shokut Enver Hoxha të 6 shkurtit 1967, kjo luftë filloi në front të gjerë dhe mori karakterin e një lëvizjeje të madhe me përmbajtje të thellë ideologjike. Ajo përfshiu të gjitha shtresat e popullit, veçanërisht rininë, por edhe njerëzit e moshave të kaluara. Ajo u drejtua me aksione konkrete jo vetëm kundër botëkuptimit reaksionar fetar, por edhe kundër çdo baze materiale që ruante dhe ushqente fenë e zakonet prapanike”. (Historia e Partisë së Punës së Shqipërisë. Botimi i dytë. “8 Nëntori”, Tiranë, 1981, fq. 431-432)
E pak më poshtë i njëjti libër me shkronja të nxira do të thoshte gati si një arritje unike (në fakt ishte unike) se: “Shqipëria u bë kështu vendi i parë në botë pa kisha e pa xhami, pa priftërinj e pa hoxhallarë”. (idem fq. 432).
Më pas kjo i hapi rrugë Kushtetutës së vitit 1976, ku Shqipëria shpallej një shtet ateist, d.m.th i paZot pikërisht në nenin 37 të kësaj kushtetute: “Shteti nuk njeh asnjë fe dhe përkrah e zhvillon propagandën ateiste për të rrënjosur te njerëzit botëkuptimin materialist shkencor”.
Jemi plot një gjysmë shekulli larg asaj dite. Çfarë ka ndryshuar në lidhje me fenë në Shqipëri? Në 26 vjet fetë në Shqipëri, e flas në mënyrë të veçantë për Kishën Katolike, kanë rikuperuar atë çka kishin humbur. Sigurisht jo të gjitha pronat e subjektit juridik Kishë Katolike janë kthyer plotësisht, e po ashtu ende arkivat mbajnë të konfiskuara dokumentet dhe materialet e marra përdhuni nga regjimi komunist. Ka ende ndoshta probleme të pazgjidhura në rrafshin material. Nuk mundemi po ashtu të anashkalojmë në procesin e reflektimit pasojat që vendimi për mbylljen e objekteve të kultit dhe propaganda antifetare pati dhe vazhdon të ketë ende në një pjesë të mirë të popullsisë.
E megjithatë më duket se nuk është pika kryesore tanimë të flasim me tone viktimistike për të kaluarën duke bërë vetëm analiza e konstatime të asaj çka ka ndodhur. Kjo do të delegonte përgjegjësinë gjithmonë jashtë vetes. Ka shumë rëndësi që religjionet tashmë t’i përgjigjen një pyetjeje të rëndësishme: çfarë kemi bërë e çfarë duam të bëjmë me lirinë që kemi pasur e kemi në këto vite? Cili është kontributi ynë i posaçëm si Kishë dhe si komunitet i krishterë për rritjen dhe përmirësimin e shoqërisë sonë shqiptare? Sigurisht jo vetëm religjionet, por edhe e gjithë shoqëria shqiptare duhet të ngrejë këto pyetje me shumë sinqeritet dhe dëshirë për të ecur përpara e për të ndërtuar shoqërinë dhe njeriun shqiptar.
Kisha Katolike në Shqipëri në këto vite ka arritur të ndërtojë diçka që nuk është vetëm materiale. Kemi rikuperuar prona, kemi ndërtuar Kisha, kuvende, shkolla e universitete. Në lidhje me shtetin kemi bërë dy marrëveshje ndërmjet selisë së Shenjtë dhe Shtetit shqiptar. Ka një klimë të mirë qoftë ndërmjet shtetit dhe fesë e qoftë ndërmjet feve me njëra-tjetrën. E për të gjitha këto: Faleminderit Zotit!
Nëse nga njëra anë nuk mund të harrojmë çka ka ndodhur, duke i vënë pritë kështu rrezikut të përsëritjes, nga ana tjetër shikimi ynë duhet të drejtohet kah e ardhmja e sidomos te rinia. Është “arma” më e fuqishme në dorën e një shoqërie. Edukimi dhe formimi i rinisë me ndjenja të shëndetshme religjioze, por edhe civile, është një sfidë e religjioneve sot në vendin tonë. Duke i edukuar ato me sensin e memories, nëpërmjet tregimit të asaj çka ka ndodhur, duhet të përgatisim breza të rinj që hedhin hapat e së ardhmes duke dashur të ndërtojnë e jo të prishin. Ishin të rinj ata që para 50 vjetësh hynë në kisha e në xhamia, teqe e manastire për t’i prishur apo thjesht për të nxjerrë prej aty klerikët. Të udhëhequr keq të rinjtë mund të shkatërrojnë, ndërsa të udhëhequr mirë ata mund të ndërtojnë.
Kisha Katolike në gjithë botën po përgatitet të kremtojë në vitin 2018 një Sinod, një mbledhje të veçantë në Romë për të folur për të rinjtë dhe formimin e tyre, e sidomos shoqërimin e tyre për të marrë vendime të rëndësishme në jetë. Religjionet nuk mund të bëjnë gabimin që bënë ideologët e komunizmit, të cilët e përdorën rininë për shkatërrim e dhunë dhe e edukuan me ndjenja ekstremiste, por të kundërtën. Ndihet nevoja e edukimit me ndjenjën e lirisë, për të marrë vendime të pjekura dhe ndërtuese për të ardhmen e tyre dhe të shoqërisë. Edukimi me ndjenjën e përkatësisë në shoqëri, në familje, në një bashkësi, e cila më përket dhe i përkas, si dhe me besimin në një Zot, i cili nuk gjykon dhe dënon, por don dhe fal, janë detyra të pashmangshme të religjioneve sot, e sigurisht të Kishës Katolike ku unë vetë përkas.
Përkujtimi i një 50-vjetori të tillë nuk mund të jetë vetëm një akt rebelimi ndaj së kaluarës, por një nxjerrje mësimi në mënyrë që të krijojmë një shoqëri pa dhunë, pa urrejtje, pa konflikt. Vetëm duke nxitur dhe edukuar të mirën, të bukurën, të vërtetën, paqen dhe dialogun religjionet do të jenë në lartësinë e detyrës së tyre duke mos u bërë opium, por gëzim për popujt.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E provuam DeepSeek-un dhe funksionoi mirë derisa nuk e pyetëm për Sheshin Tiananmen dhe Tajvanin
E ardhmja e tij varet nga kjo: A mund të krijojë Erdoğani një lidhje të re me Trumpin?
Lamtumirë fëmijëve të humbur të Gazës: Ju donin, do t’ju kujtojnë, këtë nuk e keni merituar
Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë
"Këngëtare playback", Klajdi me akuza të forta profesionale për Rozanën, ndërhynë Gjesti: Këndon live ti, pse po rren?
E zbuloi vetë Yamal: Ylli i Barcelonës befason me kundërshtarin më të vështirë që ka pasur deri më tani
Kishte parë ëndërr sa ishte brenda Big Brother, Gresa ia plotëson dëshirën Vullnetin - darkojnë bashkë
Pak orë para ndeshjes së Man Cityt, shpërthen zjarri te "Etihad Stadium"
Cristiano Ronaldo: Djali im më thotë se një lojtar është më i mirë se unë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij