Mbrëmjen e së premtes nga Siria në Kosovë u kthyen 110 kosovarë, mes të cilëve 106 gra e fëmijë dhe katër luftëtarë që dyshohet se u ishin bashkuar grupeve terroriste.
Kthimi i tyre u bë përmes aeroportit “Adem Jashari”, i cili ishte i rrethuar nga forcat policore deri në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës.
Përpos katër luftëtarëve që po mbahen në paraburgim, gratë dhe fëmijët u dërguan në ish-bazën ushtarake në fshatin Vranidoll të Prishtinës.
Njohës të sigurisë dhe rrethanave politike vlerësojnë se kthimi i tyre nuk paraqet rrezik për sigurinë në vend, dhe se shteti duhet t’u ofrojë kujdes maksimal.
“Një nga veprimet më të mira dhe më humane të institucioneve të shtetit të Kosovës, që kanë ndërmarr për kthimin e fëmijëve dhe grave të pafajshëm të cilët kanë qëndruar gjatë gjithë kohës në Siri. Me vetë faktin që ata janë paraqit në mënyrë vullnetare që të kthehen në vendin tonë, sado që kanë marrë pjesë në ato luftime, ku disa prej tyre kanë deklaruar se kanë qëndruar në burgjet siriane për shkak se kanë dashur të kthehen në vendin e tyre, e kanë kuptuar peshën e gabimit që kanë bërë duke shkuar atje. Mendoj se ata që janë kthyer nga Siria, nuk paraqesin rrezik permanent për sigurinë e vendit tonë, sado që shteti duhet t;i mbajë nën kontroll të dyshuarit”, ka thënë për Telegrafin, Avni Islami njohës i çështjeve të sigurisë.
Islami ka shtuar se të kthyerit nga Siria, do të përpiqen maksimalisht që të risocializohen, dhe se shteti dhe organet e sigurisë duhet të jenë të kujdesshëm dhe t’i përcjellin vazhdimisht.
Të njëjtin mendim e ndanë edhe analisti Imer Mushkolaj. Ai shprehet se situata më problematike paraqitet me ata persona të cilët kanë qenë pjesë e luftërave në Siri.
“Institucionet shtetërore duhet të jenë shumë të kujdesshme. Për gratë dhe fëmijët do të jetë problem riintegrimi dhe risocializimi i tyre, kurse më problematike është situata me ish luftëtarët.
Ata kanë qenë pjesë e një konflikti dhe janë udhëhequr nga një ideologji. Kujdesi mbi ta duhet të jetë maksimal”, tha Mushkolaj në një prononcim për Telegrafin.
Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, tha se të premten se ende nuk kanë arritur t’i kthejnë të gjithë qytetarët, ndërsa dha shifra se edhe sa kosovarë ndodhen në Siri.
“Janë 30 luftëtarë, 49 gra dhe 8 fëmijë në zonat e konfliktit”, tha Qalaj.
E ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se Kosova me ndihmën e Amerikës ka kthyer dhjetëra qytetarë nga zonat e luftës. Ai shtoi se të njëjtit kanë përjetuar periudhë traumatike, ndërsa shteti do të merret me trajtimin dhe integrimin e tyre në shoqëri.
“Gra e fëmijë kemi arritur t’i nxjerrim nga zonat e konfliktit, që janë shfrytëzuar dhe u është mohuar e ardhmja. Gratë dhe fëmijët meritojnë rehabilitim, e fëmijët e kanë vendin në shkolla. Kanë përjetuar periudhë të rëndë traumatike”, tha Tahiri.
Ndryshe, Kosova ka hartuar një ligj në vitin 2015, me të cilin çdo person që merr pjesë në luftëra të huaja do të dënohet deri në 15 vjet burgim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore

Kritikohen vonesat për gjykimin e "Banjskës", konsiderohet rast me interes kombëtar që duhet trajtuar me prioritet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore