Pas tërheqjes së projektligjit për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, opozita ka dhënë shenja për kthimin e normalitetit në Kuvend.
Zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kanë thënë se funksionimi i punës së Kuvendit varet nga qeveria, e cila nuk duhet të sjell për votim versionin aktual të marrëveshjes.
Ndërkohë, pozita shpreson se deputetët do t`i kthehet punës dhe përgjegjësisë për çka edhe janë votuar.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, i ka thënë Radio Kosovës se Kuvendi mund t`i kthehet normalitetit vetëm nëse Qeveria nuk e sjell në seancë versionin aktual të Demarkacionit.
“Sa i përket kthimit të normalitetit në Kuvend tërësisht varet nga qeveria. Kryeministri i Kosovës nuk duhet që të provokojë prapë situatën në Kuvend që ta bie të njëjtin version të marrëveshjes për Demarkacionin. Dhe gjithçka që shkon në ndryshim të këtij versioni do ta kthejë normalitetin në Kuvend”, tha ai.
Për shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti, opozita nuk ka më asnjë arsye që ta pengojë punën e Kuvendit.
Siç ka thënë ai, subjektet politike parlamentare duhet t`i kthehen përgjegjësisë për çka edhe janë votuar.
“Besoj që nuk ka më arsye që të pengohet puna e Kuvendit dhe institucioneve të Kosovës. Ka gati një vit që nuk kemi punuar normalisht dhe nuk iu kemi kthyer axhendës së vërtetë të Kuvendit dhe nevojave të qytetarëve. Besoj që të gjitha forcat politike do të vazhdojnë të kontribuojnë që ne t`i kthehemi agjendës normale te punës”, theksoi ai.
Por, ajo që mund ta rikthejë situatën e dikurshme në Kuvend është edhe projektligji për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Pal Lekaj, ka konfirmuar për Radio Kosovën se opozita nuk do të lejojë themelimin e një asociacioni me kompetenca ekzekutive.
“Marrëveshja e nënshkruar në Bruksel nga kryeministri Isa Mustafa nuk është në frymën kushtetuese në 24 nene. Prandaj, ne do ta kundërshtojmë fuqishëm, sepse është ligji për organizimin e asociacionit që dy ose tri komuna mund të formojnë asociacion por pa forca ekzekutive”, tha ai.
Ndryshe, për më shumë se një vit, projektligji për shënjimin e kufirit me Malin e Zi dhe ai për themelimin e asociacionit të komunave më shumicë serbe, kanë shkaktuar trazira dhe krizë në Kuvend.
Tri partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, në shenjë kundërshtimi e kanë bllokuar punën e këtij institucioni, madje edhe përmes gazit lotsjellës, përderisa kishte edhe arrestime të deputetëve të opozitës. /rtk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës