Pas Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), edhe Aleanca për Shqiptarët do të vendosë për dalje nga Qeveria, për të realizuar, siç thanë nga kjo parti, kushtin e partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, që të mbështesë miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe formimin e një Qeverie të zgjeruar pa BDI-në.
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, të mërkurën, më 7 qershor, pas takimit me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, tha se partia e tij do ta mbështesë ndryshimin e Kushtetutës për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj, nëse këto ndryshime hyjnë në fuqi pasi të ketë përfunduar procesi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE.
Procesin e ndryshimit të Kushtetutës ai e ka kushtëzuar edhe me një Qeveri të re që do të përgatiste zgjedhjet e reja, por pa BDI-në, e cila së bashku me Aleancën për Shqiptarët dhe LSDM-në përbëjnë Qeverinë aktuale.
Edhe pse OBRM-PDUKM-ja nuk e ka përmendur Aleancën për Shqiptarët, kryetari i kësaj partie, Arben Taravari, tha të hënën në Gostivar se ka informacione se OBRM-PDUKM-së i pengon që në qeveri të zgjeruar të jetë edhe partia që ai drejton.
“Sa i përket kushtit të OBRM-PDUKM-së për daljen e partive shqiptare nga Qeveria dua të theksoj se neve na intereson përmbyllja e procesit evropian dhe perspektiva e qytetarëve dhe jo llogaritë elektorale. Aleanca për Shqiptarët hyri në Qeveri për hir të procesit, por do të adaptohen varësisht rrethanave të reja, qoftë në Qeveri apo jashtë saj”, deklaroi Taravari.
Paraprakisht, BDI-ja në organet partiake ka konfirmuar vendimin e saj për të mos marrë pjesë në Qeveri nëse ky do të ishte kushti i OBRM-PDUKM-së për të mbështetur ndryshimet kushtetuese.
“Bashkimi Demokratik për Integrim është i gatshëm që të vendosë BE-në para çdo interesi tjetër partiak, politik apo të Qeverisë. Prandaj, jemi të gatshëm të mbështesin Qeverinë, në të cilën nuk do të ishte BDI-ja nëse kjo do të mundësonte që para formimit të saj, të arrijnë ndryshimet kushtetuese në fuqi”, deklaroi zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se tani i takon OBRM-PDUKM-së që mbështesë ndryshimet kushtetuese, që janë kusht për vazhdimin e bisedimeve me BE-në për anëtarësim në union.
“Ne, si parti shtetformuese, që gjithmonë kemi marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen e vendit, i japim shansin OBRM-PDUKM-së që për herë të parë të marrë pjesë në vendimet për realizimin e qëllimeve strategjike për vendin”, tha Kovaçevski.
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan MIckovski, tha se “do të mbështesë ndryshimet nëse BE-ja pranon ndryshimin e kornizës negociuese, që ndryshimi i Kushtetutës të hynte në fuqi vetëm pasi të gjitha shtetet anëtare të BE-së të ratifikonin aktin e pranimit të Maqedonisë së Veriut në BE.
Kjo kërkesë e saj ka të bëjë me, siç thonë, “frikën se Bullgaria mund të paraqesë kërkesa tjera gjatë procesit negociues”, ndërsa përjashtimin e BDI-së nga një Qeveri të re të mundshme e arsyeton me akuzat ndaj kësaj partie për “përfshirje në korrupsion dhe krim të organizuar”.
Por, njohësit e çështjeve politike thonë se kushti OBRM-PDUKM-së për përjashtimin e BDI-së nga një Qeveri e re paraqet “rrezik” për probleme të brendshme politike.
“Mendoj se më e pakta që i duhet këtij vendi është komplikimi i mëtejshëm i situatës me një problem të ri të brendshëm politik, si pasojë e përjashtimit të një partie të rëndësishme politike nga pjesëmarrja në qeverisjen e vendit. Pra, nga pikëpamja e kërkesave të OBRM-PDUKM-së për përjashtimin e BDI-së, mund të gjejmë arsye, por nga pikëpamja nëse një zgjidhje e tillë kontribuon apo pengon procesin, konkluzioni im është se nuk është e dobishme për stabilitetin e shtetit dhe për tejkalimin mundësisht më të lehtë dhe më të mirë të sfidave politike me të cilat po përballemi”, tha për Radion Evropa e Lirë Aleksandar Spasenovski, njohës i çështjeve politike.
Sipas tij, “nga pikëpamja teknike, kushtetuese-juridike, nuk ka problem që ndonjë amendament kushtetues të zbatohet më vonë”, por këtu, tha ai, “kemi të bëjmë një detyrim ndërkombëtar të Qeverisë që ndryshimet kushtetuese të miratohen ndërmjet konferencës së parë dhe të dytë ndërqeveritare”./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë