LAJMI I FUNDIT:

A do të jetë Australia vendi i parë në botë që do ta fitojë luftën me pandeminë? Ekspertët paralajmërojnë për eliminimin e coronavirusit

A do të jetë Australia vendi i parë në botë që do ta fitojë luftën me pandeminë? Ekspertët paralajmërojnë për eliminimin e coronavirusit

Coronavirusi mund të eliminohet në Australi nëse Victoria dhe New South Wales vazhdojnë me numrin e ulët të rasteve, deklaruan ekspertët.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, të dyja shtetet kanë qenë përgjegjëse për 90 për qind të 27 mijë rasteve të diagnostikuara që nga muaji shkurt.

Mundësia e eliminimit të sëmundjes po afrohet, kjo pasi Victoria tashmë që tetë ditë nuk ka raportuar ndonjë rast, ndërsa New South Wales regjistroi vetëm një rast të brendshëm.


Ekspertët kanë deklaruar se vendi duhet t’u përmbahet dy gjërave, në mënyrë që ta deklarojë atë fitore.

Epidemiologu i Universitetit La Trobe, Hassan Vally tha se rastet e reja duhet të frenohen.

“Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë gjatë javës së ardhshme në Victoria, por edhe nuk është e pamundur të mendojmë që ne nuk do të shohim raste të reja për një javë ose edhe më shumë dhe teknikisht atëherë mund të themi se e kemi eleminuar virusin”, u shpreh ai.

Ndërkohë, kryesuesja e epidemiologjisë në Universitetin Deakin, Catherine Bennett, beson se çelësi i suksesit do të ishte gjurmimi i rasteve të njohura.

“Edhe nëse virusi gjendet i pranishëm ka më shumë gjasa të vdesë se sa të përhapet”, u shpreh ajo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite

Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite

Azia
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve

Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve

Botë
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Botë

"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare

Botë
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Trump dhe Zelensky takohen javën e ardhshme?

Trump dhe Zelensky takohen javën e ardhshme?

Botë
Kalo në kategori