LAJMI I FUNDIT:

Të hënën protestë në Pejë – kundërshtohet ndërtimi i laurës në Grykë të Rugovës

Të hënën protestë në Pejë – kundërshtohet ndërtimi i laurës në Grykë të Rugovës

Qytetarët e Pejës kanë paralajmëruar protestë të hënën, si shenjë pakënaqësie për veprimet e institucioneve në ndërtimin e laurës në Grykë të Rugovës.

Sipas një njoftimi dërguar medieve, me datën 08 prill 2019 në qendrën e qytetit të Pejës duke filluar nga 12:00 do të organizohet protestë masive.

“Komuniteti i zonës së Rugovës dhe qytetarët e Pejës në përkrahjen e shoqërisë civile kanë organizuar këtë protestë shenjë pakënaqësie për veprimet e institucioneve tona në ndërtimin e laurës (Rampes) në Grykën e Rugovës pa diskutime paraprake dhe pa ditur se për çka po ndërtohet kjo Laurë, që banorët e zonës e shohin si kufizim të zhvillimit të kësaj zone dhe qasje të lirë të qytetarëve të Kosovës në këtë zonë turistike”.


“Vlerësojmë shumë kontributin tuaj në përcjelljen e kësaj proteste! Për detaje të tjera mund të kontaktoni në 049111408”, thuhet në njoftim.

Duhet kujtuar se punimet të cilat kishin filluar të premten për ndërtimin e kësaj laure, u ndërprenë shkaku i kundërshtimeve nga ana e banorëve.

Ata kanë dëmtuar tullat e vendosura për gurthemelin e laurës, si dhe i kanë ndezur thasët e çimentos.

Drejtori i Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna”, Fatmir Morina, të premten në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se kjo laurë ka për qëllim ndalimin e dukurive negative siç janë prerja e pyjeve dhe se assesi nuk bëhet fjalë për vendose të taksës për qytetarët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori