LAJMI I FUNDIT:

Të hënën pritet që zyrtarisht të shkëputet koalicioni ASH-OBRM-PDUKM

Të hënën pritet që zyrtarisht të shkëputet koalicioni ASH-OBRM-PDUKM

Aleanca për Shqiptarët të hënë pritet të vendos për shkëputjen zyrtare nga koalicioni me OBRM-PDUKM-në dhe Danella Arsovskan, duke dhënë dorëheqje nga çdo post që gëzojnë në kuadër të pushtetit lokal.

Për Alsat, burime brenda ASH-së bëjnë të ditur se një qëndrim për dorëheqje do të merret njëzëri.

Largimi i këshilltarit të ASH-së nga koalicioni në Qytetin e Shkupit nuk i rrezikon shumicën Danella Arsovskas dhe OBRM-PDUKM-së, të cilët deri tani gëzonin shumicë prej 24 këshilltarësh nga 45 sa janë në përgjithësi.


Megjithatë, e paqartë mbetet situata në Komunë e Gostivarit.

Nga 19 këshilltarë sa ka shumica në këtë komunë, largimi i katër këshilltarëve të OBRM-PDUKM-së do të bënte që kreu i komunës, Arben Taravari të humbte shumicën, pragu i të cilës është 16 këshilltarë.

Taravari ishte i pakapshëm për të komentuar nëse pas prishjes së koalicioni me OBRM-PDUKM-në, planifikon shumicë me ndonjë subjekt tjetër i cili përfaqësohet në këshill.

Vendimin e partisë së Ziadin Selës, OBRM-PDUKM-ja e vlerësoi si mundësi e humbur për të deligjitimuar BDI-në nga pushteti.

“Na vjen keq që Aleanca nuk e kuptoi mundësinë për ti deligjitimuar deri në fund politikat kriminale të BDI-së, por u hodh në skenarin e tyre për ruajtjen e pushtetit. Në këtë kontekst, Aleanca për Shqiptarët duhet të vendos se çfarë ka më shumë rëndësi për ta- të ndryshohet ky pushtet i cili po sjell jetë të keqe si për shqiptarët ashtu edhe për maqedonasit, apo të lejon që BDI të vazhdon të luaj me shqiptarët përmes lojës së tyre nacionaliste”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Përveç në Qytetin e Shkupit dhe në Gostivar, bashkëpunimi i partive opozitare nga dyja blloqet nuk do të reflekton në konfigurimet e këshillave komunal.

Në Kumanovë, Aleanca për Shqiptarët është në koalicion parësor më nismën e kreut të Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

Ndërprerja e çdo bashkëpunimi mes OBRM-PDUKM-së dhe Aleancës për Shqiptarët erdhi pas vendimit të Danella Arsovskas për të shkarkuar Zudi Enuzin nga pozita e ushtruesit të detyrës drejtor në “Higjienën Komunale” të Shkupit.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori