Me gjithë faktin që qeveria gjermane ka bërë lëshime, shoqatat e fermerëve kanë paralajmëruar për nesër fillimin e protestave të mëdha në të gjithë Gjermaninë.
Protestat do të zgjasin një javë, ndërsa manifestimi qendror do të mbahet me 15 janar.
Autoritetet llogarisin me pengesa të mëdha në rrugë dhe me bllokada të rrugëve e autostradave, si dhe pengesa të shumta në institucione të tjera.
Ministri i Financave dhe kreu i FDP, Christian Lindner kritikoi protestat e paralajmëruara.
Partitë e Unionit, nga ana tjetër, mbështesin fermerët.
Autoritetet federale i frikësohen radikalizimit dhe infiltrimit të qarqeve ekstremiste në protesta.
Bllokadat e rrugëve
Autoritetet policore në mbarë vendin presin bllokime rrugore dhe veprime të mëtejshme me traktorë dhe pajisje të tjera bujqësore.
Priten edhe bllokada “në shumicën e hyrjeve të autostradave”.
“Për të siguruar furnizime për popullatën”, autoritetet lejuan transportin e mallrave në distanca të gjata edhe të dielën, që zakonisht nuk lejohet. Sindikata e policisë ka frikë se policia do të mbingarkohet.
“Shumë veprime jo vetëm që shkojnë shumë përtej këndvështrimit ligjor, por paraqesin edhe rrezik trafiku dhe një kërcënim për sigurinë dhe rendin publik”, shpjegoi anëtari i sindikatës së policisë Thorsten Grimm.
Këto bllokada mund të pengojnë shumë punonjës të shkojnë në vendet e punës.
E në disa vende është paralajmëruar edhe mbyllja e shkollave dhe disa institucioneve të tjera.
Shkaqet e protestave
Shoqata Gjermane e Fermerëve (DBV) ka bërë thirrje për një javë protesta mbarëkombëtare kundër politikave të qeverisë federale.
Zemërimi i fermerëve u ndez nga shkurtimet e planifikuara të subvencioneve në vazhdën e krizës buxhetore.
Qeveria federale tani i ka tërhequr kryesisht planet, por DBV nuk ka hequr dorë nga protestat.
Protestave pritet t’u bashkohen edhe sektorë të tjerë, si shoqatat e peshkimit dhe disa shoqata të hoteleve dhe restoranteve.
Gastronomët janë kundër rikthimit të taksave në vlerë të shtuar nga 7 në 19 %, sa ka qenë para pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.
Ka dhe paralajmërime që protestave t’u bashkëngjiten edhe shoferët e kamionëve e madje edhe punonjësit në hekurudha, por akoma nuk ka ndonjë vendim konkret.
Autoritetet kanë frikë se protestat mund të keqpërdoren nga qarqet ekstremiste.
Ekstremistët
Para dy ditësh një grup ekstremistësh në radhët e protestuesve kanë sulmuar edhe një anije ku ishte ministri i Ekonomisë, Robert Habeck.
Ai nuk është dëmtuar, por ky sulm ka treguar se qarqet djathtiste do të përpiqen ta shfrytëzojnë pakënaqësinë për qëllime politike.
Përfaqësuesit e shoqatave të fermerëve janë distancuar nga këto sulme dhe kanë bërë thirrje që në protesta të mos marrin pjesë qarqet ekstremiste politike.
Të djathtët dhe grupet e tjera radikale nuk i duam në protestat tona, deklaroi kryetari i Shoqatës së Fermerëve, Joachim Rukwied. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë