Do të habiteni se si ky burrë i shpëton vdekjes së sigurt (Video)

Një shoferi për pak sa nuk iu pre koka derisa po e ngiste veturën e tij në një autostradë, kur papritmas në drejtim të tij fluturoi një objekt i metaltë.
Andy Foster baba i dy fëmijëve, ka publikuar një video ku shfaqet momenti kur një disk i nxehtë i frenave të një kamioni këputet dhe fluturon drejt xhamit të përparmë të veturës së tij, transmeton Telegrafi.
Për fat të mirë Foster mbijeton pa ndonjë lëndim serioz, pasi copa e metalit nuk e godet në qafë. Megjithatë, copëzat e xhamit të thyer i janë ngulur në shpatull dhe në fytyrë.
“Ishte një copë e mprehtë metali me madhësi të një pjate. Policët më kanë thënë se ishte një disk i frenave që nga nxehtësia e madhe është këputur”, ka deklaruar Foster. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
26/04/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































