Site icon Telegrafi

Të gjithë menduan se u pagua me shumë të majme, por së fundmi është zbuluar se Tom Cruise nuk mori asnjë cent për performancën në Lojërat Olimpike

Foto: YouTube

Tom Cruise u hodh nga çatia në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike të Parisit muajin e kaluar. Shumë menduan se ai ishte paguar mirë për këtë performancë, por ai e bëri atë falas.

Kjo u zbulua nga Casey Wasserman, president i Komitetit Organizativ të Lojërave Olimpike të Los Angeles 2028.

“Ai përfundoi xhirimet e ‘Mission: Impossible’ në orën 18:00 në Londër dhe menjëherë hipi në aeroplan. Ai zbarkoi në Los Angeles në katër të mëngjesit dhe filmoi skenën ku hipi në aeroplanin ushtarak”, tha ai, sipas Hollywood Reporter.

Ai shtoi se Tom ishte i përfshirë në çdo hap të përgatitjes së kësaj shfaqje. Ata i ofruan mundësinë për të përfshirë në shfaqje një kaskastër, por aktori donte të bënte gjithçka vetë.

Pasi u hodh nga çatia e stadiumit “Stade de France”, ai mori flamurin olimpik nga kryebashkiaku i Los Angelesit, Karen Bass dhe gjimnastja Simone Biles. Pas kësaj, ai udhëtoi me makinë nëpër rrugët e Parisit dhe hipi në një aeroplan pranë Kullës Eiffel.

Aktori nuk ka folur ende për performancën e tij në Lojërat Olimpike, por TMZ raportoi se ishte ai që iu afrua organizatorëve dhe shprehu interesin për të marrë pjesë në ceremoninë e mbylljes. /Telegrafi/

Exit mobile version