Me 13 nëntor në Shkup do të mbahet konferenca për marketing digjital AllWeb. Katër vite me rradhë kjo ngjarje i mbledh lojtarët kyç të industrisë që të ndajnë përvojat dhe dituritë e tyre për atë se si markat duhet t’i vendosin strategjitë e tyre për paraqitjen e tyre në internet, në përputhshmëri me trendet më të reja. Ishim kureshtar të dinim më tepër, për këtë shkak e lutëm Darko Buldioski nga agjencioni NewMedia, i cili është organizator i konferencës , të na përgjigjet në disa pyetje.
– Për çka dhe për kë është AllWeb?
AllWebështë marketing digjital, në kuptimin më të gjërë, AllWeb është për gjithçka që na ndodh sot, kurse është nën ndikim të internetit dhe kanaleve digjitale për komunikim. Konferenca është e projektuar për të gjithë profesionistët dhe për ata të cilët duan të bëhen të tillë. Para së gjithash, grup të synuar i kemi kompanitë dhe agjencitë (marketing, kreativ, digjital dhe MP) por këtu janë edhe sipërmarrësit dhe studentët. Fillimisht, konferenca ishte projektuar për tregun maqedonas, por këtë vit vendosëm ta zgjerojmë shtrirjen në nivel rajonal, kështuqë presim pjesëmarrës edhe nga Kosova dhe Shqipëria.
– Çka ju paraqesin përvojat e viteve të kaluara- sa kompanitë i ndjekin trendet dhe sa përshtaten me to?
Përmes programit të AllWeb gjithmonë jemi munduar t’a diskutojmë të ardhmen dhe atë se çka na pret në tregjet tona. Deri më tani kemi patur sukses t’a bëjmë këtë dhe mundem lirisht të them që kompanitë janë të pregaditur ta dëgjojnë gjithë këtë. Procesi i dëgjimit deri në implementim rrjedhë shumë ngadalë, por jemi dëshmitarë se po bëhet dhe kjo na jep motivim shtesë që të vazhdojmë t’i shtyejmë përpara, akoma më shumë.
– Çfarë përmbajtje të presim këtë vit?
Në programin zyrtar të skenës do të paraqiten pesëmbëdhjetë folës dhe panelistë të cilët do të përfshijnë një gamë me të vërtetë të gjërë temash. Do të flitet për inovacionin në epokën digjitale dhe marrëdhëniet me konsumatorët sot, do të flitet për kreativitetin, për suksesin personal në internet, për efektet e marketingut në shfletues, për Instagram, për Facebook, për Twitter dhe për shumë gjëra tjera. Do të diskutohet gjithashtu edhe për gjendjen në të cilën gjenden agjencitë në rajon dhe përgaditja e tyre për evolucion digjital në marketing dhe komunikim.
– A mendoni se ia vlen të vizitohen konferencat? Cila pjesë është më e dobishme- formale apo joformale?
Që të jetë një konferencë e suksesshme duhet t’i plotësojë të dy aspektet dhe përmbajtja të jetë cilësore, e dobishme dhe normalisht edhe publiku të jetë mjaftueshëm cilësor që të mund të gjejë informacione të reja, përvoja, partneritete dhe normalisht edhe klientë.
– A është dhe sa është e vështirë të organizohet një konferencë, veçanërisht nëse e marrim parasysh numrin e madh të folësve që ju i sillni në AllWeb? Sa kohë. resurse dhe përkushtim kërkon? Cilat janë sfidat më të mëdha?
AllWebështëpjesë e jetës tone, pjesë e përditshmërisëtonë, gjatëtërëvitit. Kyështëviti I katërtqëpo e organizojmëdhenëasnjë moment nuk e kemilënëtëpushojënëndonjëpjesëtëhedhurtëkokës tone. Saipërketlogjistikës, ngjarjaorganizohet 4-5 muaj, porprogramipërgaditettërëvitin. AllWeb e bëjmë e shumëdashuridhenëtëlëmëpjesëtëvetes tone, gjithëekipit. Nënjëskenartëkëtillëkoha, resurset, përkushtiminukmundtëmatet. Thjeshtëduhettëvizitohetdhetëshijohetdheatëherë do ta dini se saështëinvestuar.
– Cilat janë trendet globale dhe lokale në marketingun digjital që mund t’i presim vitin e ardhshëm?
Të gjitha rrugët të çojnë te interneti, që do të thotë tek mediat digjitale, këtu nuk ka aspak dyshim. Trendet e fundit kërkojnë të përqëndrohemi me komunikimet e tyre të marketingut për përdoruesit mobil, të krijojmë të ashtuquajturat mikro momente dhe të mësojmë t’i largojmë format standarde për reklamim, për shkak se të njejtat me vite po e humbin efektin e tyre. Maqedonia dhe rajoni nuk zhvillohen shumë ndryshe nga bota, me një karakteristikë që disa gjëra për shkak të madhësisë së tregut nuk arrijnë deri te ne. Por, kjo nuk do të thotë që përdoruesit këtu janë ndryshe. Një sërë studimesh tregojnë që përdoruesi maqedonas është shumë më afër përdoruesve të tregjeve të zhvilluara, dhe për këtë shkak duhet t’i qasen në mënyrë adekuate, siç bëjnë markat e njohura veçmë me vite.
Për më shumë informata, vizitoni allweb.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Google duhet të shesë Chrome”, Departamenti amerikan i Drejtësisë nuk heq dorë nga qëndrimi

Ky prodhues i telefonave inteligjentë sapo ka zbuluar informacionet personale të përdoruesve – dy herë – pa dashje

Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia – tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Ky prodhues i telefonave inteligjentë sapo ka zbuluar informacionet personale të përdoruesve - dy herë - pa dashje

"Google duhet të shesë Chrome", Departamenti amerikan i Drejtësisë nuk heq dorë nga qëndrimi
Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë "para ekranit"

Google Maps po merr një përditësim të madh - a do ta shfrytëzoni?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja