Të gjitha dënimet që UEFA ia shqiptoi Rumanisë për ndeshjen ndaj Kosovës

UEFA ka njoftuar sot (e mërkurë) se ka marrë vendim përfundimtar për ndeshjen e Kombëtares së Kosovës ndaj Rumanisë në Bukuresht, në kuadër të Ligës së Kombeve, ku nuk mungojnë edhe gjobat e majme me para.
Ndeshja e ndërprerë në minutat shtesë mes Kosovës dhe Rumanisë kur rezultati ishte 0-0, u vendos nga UEFA t’i takoj vendasve me rezultat zyrtar 3-0.
Përveç kësaj, Kosova u dënua edhe me një gjobë prej 6000 eurosh, por as Rumania nuk shpëtoi lehtë.
Vendasve rumun iu shqiptuan plotë shtatë gjoba të ndryshme, nga 4500 euro deri në 50,000 euro varësisht nga thyerjet e rregullave në një total prej 128 mijë eurosh dhe një ndeshje pa tifozë në shtëpi.
Rumania si organizator u dënua për sjellje raciste/diskriminuese, bllokim të rrugëve publike, hedhje të gjësendeve, ndezje të fishekzjarrëve, përdorim të laserëve, mos-respektim të himnit kombëtar dhe transmetim të mesazheve të papërshtatshme.

















































