“Do të fitoni mbi 1 mijë euro në muaj”, kështu i joshnin vajzat për prostitucion, dy tutoret shqiptare (Video)

Tutoret Ana dhe Erisa siguronin vajza për prostitucion duke përdorur rrjetet sociale.
U premtonin se do të fitonin 1 mijë euro në muaj. Taksistët i dërgonin në hotel, kurse një polic, efektiv rrugor u siguronte klientët.
Kështu funksiononte grupi prej 11 personash që u arrestuan ditën e djeshme në Tiranë.
Por si arritën taksistët dhe ky grup të formonin një rrjet prostitucioni në Tiranë?
Fillimisht taksistët ranë dakord me Ambra.L dhe Fllanxe.A që këto të fundit të gjenin vajza të reja, shkruajnë mediat shqiptare.
Ambra.L dhe Fllanxe. A 21 dhe 37 vjeç prezantoheshin me emrin Erisa dhe Ana. Ato arritën të bindnin më shumë se 15 vajza të reja në mënyrë që të punonin si prostituta.
Nga përgjimet që ka bërë Policia dhe Prokuroria e Tiranës, Erisa dhe Ana u premtonin vajzave se do të fitonin më shumë se 1 mijë euro në muaj.
Ato i kontaktonin vajzat në rrjetet sociale, por edhe në njoftime për punë që publikonin në gazeta dhe “online”.
Pasi takoheshin Ambra.L dhe Fllanxe. A u shpjegonin vajzave punën që duhet të bënin. Më pas Erisa dhe Ana kontaktonin me 4 taksistët Maringlen Ahmetaj, Arben Bici, Përparim Kola dhe Kujtim Karamuça.
Taksistët shkonin i merrnin vajzat dhe i dërgonin në hotele të ndryshme ku i prisnin klientët.
Sipas Policisë së Tiranës klientët siguroheshin nga oficeri i policisë rrugore Elton Shtrepi, nga taksistët, por edhe nga Gjergji Rusa dhe Albion Todri. Përveçse u gjenin prostituta, rrjeti i prostitucionit u siguronte edhe kokainë klientëve.
Deri në 150 euro paguanin klientët për një prostitutë e cila sigurohej nga 4 taksistët, punonjësi i policisë Rrugore, Elton Shtrepi, si dhe nga 4 persona të tjerë.
Policia e Tiranës arrestoi dy ditë më parë 11 persona si dhe shpalli në kërkim një tjetër.
Ndërkohë vajzat të cilat u shfrytëzuan për prostitucion dhe klientët do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Dikush mund të bëjë lista për punësime, por deri sa jam unë kryeministër kjo nuk do të ndodhë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

23 shkurti, datë e rëndësishme për Rotary International dhe Rotary në Kosovë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Procesi i imunizimit të djemve kundër HPV po zhvillohet pa probleme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë