Derisa shumë yje ndërkombëtare nuk kursehen duke shpërndarë çdo gjë nga privatësia e tyre, të tjerë mundohen të mbajnë sekrete shumta.
Pete Wicks është njëri prej tyre i cili vite më pas zbuloi lidhjen me Chloe Sims, të cilët kishin qenë në lidhje për dy vite, shkruan The Sun.
Kohë të njëjtë sikurse këta të fundit kaluan edhe Calum Best dhe Lindsay Lohan.
Ata u ndanë për shkak se dëshironin të shijonin më shumë kohën si beqarë, ndërsa festat dhe daljet e shumta ishin primare për ta.
Muzikanti i njohur Moby është tjetri që ka përmendur se ka qenë në lidhje me Natalie Portman, derisa ai ishte 33 vjeç ndërsa ajo 20 vjeç.
Çifti që përjetuan romancën, që jo shumë besuan për ta, janë Justin Timberlake dhe artistja e njohur Fergie.
Romancën ata e kishin filluar në vitin 1996, derisa Fergie kishte thënë se lidhja e tyre asnjëherë nuk ishte serioze.
Madonna dhe Michael Jackson janë dyshja tjetër që ishin së bashku në vitin 1991, ndërsa folën publikisht në The Oscars.
Arsyeja kryesore e ndarjes së tyre ishte Madonna, pasi kjo e fundit nuk mund të ambientohej me stilin e yllit pop.
Në mesin e këtyre është edhe Robbie Williams dhe të cilët për herë të parë u panë në vitin 2003.
Nuk kaloi shumë kohë, dyshja u ndanë pasi Williamsit iu desh të siguronte lidhjen me Ayda Field.
Sharon Osbourne ishte vetëm 25-vjeçare kur filloi lidhjen e saj me komedianin e njohu Jay Leno.
Dy vite ishte periudhe që ata kaluan nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa Sharon nuk e kishte konsideruar si të mjaftueshme lidhjen.