Loredana dhe Jozi kanë rikthyer vëmendjen e fansave, pas disa postimeve që kanë ndezur diskutime në rrjet.

Pak mesazhe mjaftuan që ndjekësit të komentojnë sërish për marrëdhënien e tyre dhe çfarë mund të fshihet pas tyre.


Të gjitha filluan me një InstaStory nga Jozi, ku ai ndau një pjesë nga kënga e tij “Po shprehem” dhe e shoqëroi me mbishkrimin: “Lyp ku të duash, se më të mirë s’gjen”.

Jozi/Instagram

Shumë e interpretuan si një tërheqje e drejtpërdrejtë ndaj ish-partneres së tij, vetëm dy ditë pasi Loredana kishte deklaruar në ‘Shqipëria Live’ se Jozi ishte partneri i saj i vetëm këtë vit.

Përgjigjja e Loredanës erdhi shpejt. Vetëm disa orë më vonë, ajo publikoi një fotografi të re me mbishkrimin: “Lojërat e tua tregojnë madhështinë time. T’fala të dashurës”.

Loredana/instagram

Ky reagim u interpretua si një mesazh i qartë për Jozin dhe partneren e tij aktuale, për të cilën ai kishte pranuar më parë se nuk është një figurë publike.

Loredana dhe Jozi u bënë të njohur për publikun gjatë Big Brother Albania, por pas spektaklit rrugët e tyre u ndanë.

Megjithatë, çdo postim i tyre vazhdon të jetë nën vëzhgimin e fansave, që shpesh kërkojnë të gjejnë shenja komunikimi të fshehtë apo thumba reciproke. /Telegrafi/