LAJMI I FUNDIT:

Të enjten zhvillohet sfida e dytë finale e hendbollit ndërmjet Prishtinës dhe Besës

Të enjten zhvillohet sfida e dytë finale e hendbollit ndërmjet Prishtinës dhe Besës
(Foto: kosovahandball.info)

Të enjten nga ora 20:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet zhvillohet ndeshja e dytë finale e ‘play-offit’ të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Takohen Prishtina e Besa Famgas, dy skuadrat kryesore të këtij edicioni.

Ndeshjen e parë të luajtur të shtunën në Pejë e kishte fituar Besa me rezultat 38-30. Kështu skuadra pejane vjen në Prishtinë për ta festuar titullin e kampionit.

Besës në ndeshjen e dytë i duhet fitore apo barazim për ta siguruar titullin e radhës. Besa Famgas ka dominuar plotësisht këtë edicion, duke shënuar 31 fitore rresht.


Prishtina ishte e dyta, derisa në gjysmëfinale e kaloi Trepçën.

Prishtinasit kanë plane tjera për ndeshjen e dytë. Synojnë të japin më të mirën për të barazuar rezultatin në 1-1 dhe kështu të sigurojnë ndeshjen e tretë finale të ‘play-offit’.

Pritet ndeshje e bukur hendbolli, ndërsa pjesë e saj do të jenë shumë prej lojtarëve reprezentues të Kosovës që janë në të dy skuadrat.

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ligat tjera
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Serie A
Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori