LAJMI I FUNDIT:

Të enjten mbahet Samiti për Inovacionet në Drejtësi

Të enjten mbahet Samiti për Inovacionet në Drejtësi

Projekti i USAID-it për Drejtësi, përmes një komunikate drejtuar mediave ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Samitin e dytë vjetor për Inovacione në Sistemin e Drejtësisë në Kosovë.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, këtë vit samiti ka për qëllim portretizimin e punës së Rrjetit të Inovacionit në Drejtësi, gjate vitit të kaluar.

“Rrjeti i Inovacionit në Drejtësi është një mekanizëm që bashkon ofruesit e shërbimeve të drejtësisë, organizatat e shoqërisë civile, bizneset dhe donatorët ndërkombëtarë, me qëllim të identifikimit të sfidave në Sistemin e Drejtësisë dhe gjetjen e mënyrave inovative për zgjidhjen e tyre”, thuhet në njoftim.


Bashkohuni në Samitin një-ditor më datë 05 tetor 2023, dhe përfitoni nga pikat kryesore të mëposhtme:

• Merrni pjesë në diskutimin mbi rolin e të dhënave në zgjidhjen e sfidave, formulimin e zgjidhjeve dhe ndarjen e sukseseve.
• Njoftohuni me inovacionet më të reja që USAID-i ka prezantuar për sistemin e drejtësisë në Kosovë.
• Njoftohuni me më shumë se 100 inovator nga fusha të ndryshme, duke zgjeruar rrjetin e inovatorëve të drejtësisë.

Bëhuni pjesë integrale e narrativës transformuese të sistemit të drejtësisë së Kosovës. Regjistrohuni për këtë ngjarje një-ditore të nivelit të lartë dhe kontribuoni me ekspertizën dhe njohuritë tuaja në diskursin më të gjerë. Për pjesëmarrjen tuaj: Regjistrohuni KËTU.

Pjesëmarrja në këtë samit është pa pagesë, dhe të gjithë personat që regjistrohen do të pranojnë programin (agjendën) e detajuar, në adresën e tyre elektronike.

Samiti për Inovacionet në Drejtësi, vjen me edicionin e dytë dhe mbahet më 5 Tetor (E enjte), nga ora 09:00 në Klan Arena, në Prishtinë, si bashkë-organizim i USAID Kosovo (Programi për Drejtësi), Rrjetit të Inovacioneve në Drejtësi dhe Innovation Centre Kosovo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Fitness qendra

Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar

Lajme
Kalo në kategori