LAJMI I FUNDIT:

Të diplomuarit në UBT tregojnë performancë të lartë menaxhimi

Të diplomuarit në UBT tregojnë performancë të lartë menaxhimi

Ish-studenti i UBT-së, Bajram Biqkaj, i cili gjatë vitit akademik 2011-2014 ka studiuar dhe i ka përfunduar studimet në drejtimin e Arkitekturës në këtë institucion të arsimit të lartë, tashmë është menaxher i një kompanie private.

Ai thekson se përfundimi i studimeve themelore – bachelor në UBT e ka bërë atë të performojë aftësi profesionale dhe të përparojë në punë.

“Pasi përfundova studimet e nivelit bachelor, aftësitë profesionale të fituara nga UBT-ja më mundësuan t’i qasem punëve në njërën nga kompanitë më serioze të projektimit dhe ndërtimit në Kosovë ‘Bashkimi Projekt’”, ka thënë Biqkaj, duke treguar se në fillim ishte vetëm praktikant në menaxhimin dhe organizimin e kantierit të ndërtimit.


“Mirëpo, pas një periudhe të shkurtër, kompania e fitoi besimin dhe më dha detyrën e menaxhimit e të organizimit të një pune ndërtimore në kompleksin ‘Derin-Residence’, në Lagjen e Muhaxhirëve në Prishtinë, që ishte një investim rreth 6 milionë euro”, ka vijuar ai. Sipas tij bëhet fjalë për një kompleks afarist – banesor, me 4 njësi banimi.

Biqkaj tregon se në atë kompani ka bërë një përvojë dyvjeçare. Si sukses tjetër që ai e vlerëson është se kanë arritur ta themelojnë një kompani të re projektimi, qëllimi i së cilës është sjellja e një fryme të re në Arkitekturë, që po ashtu është aftësi e fituar nga studimet në UBT.

Në përfundim të rrëfimit të tij për përparësitë që ia ka krijuar shkollimi në UBT, saktësisht në drejtimin e Arkitekturës, Biqkaj shprehet të ndihet ende i kënaqur.

“Në UBT është një staf me performancë të lartë profesionale e akademike”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar