LAJMI I FUNDIT:

Të dielën, mbledhja e Qeverisë së Kosovës mbahet në Lidhjen e Prizrenit

Të dielën, mbledhja e Qeverisë së Kosovës mbahet në Lidhjen e Prizrenit

E diela, 10 qershor 2018, shënon 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit.

Në këtë ditë do të mbahen dhjetëra aktivitete. Ndër to, edhe mbledhja e qeverisë së Kosovës, në hapësirën e Kompleksit të Lidhjes.

I gjithë fokusi të dielën do të jetë në kryeqytetin historik të Kosovës, Prizrenin, transmeton KosovaPress.


Herët, në oborrin e Lidhjes së Prizrenit vihet gurthemeli i kompozicionit të shtatoreve të liderëve të Qeverisë së Lidhjes.

Pas kësaj, bëhet hapja e ekspozitës së buqetave të skulptorëve për konkursin mbarëkombëtar dhe ekspozita e Bankës Qendrore të Kosovës dhe Bankës Qendrore të Shqipërisë me monedha të vjetra, nga koha e Skënderbeut.

Në orën 10:00 është paraparë të mbahet Seanca Solemne e Kuvendit të Kosovës, me rastin e shënimit të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit (Hapësira e Kompleksit të Lidhjes), në po këtë vend do të mbahet edhe Akademia Solemne.

Në ora 11:30 do të jetë një konferencë për media në Hotel Theranda e në mesditë organizohet turniri ndërkombëtar i Mundjes.

Në orën 13:00 do të ketë konferencë shkencore 140 vjetori i Lidhjes, nga tri institutet e Historisë: Tiranë, Shkup dhe Prishtinë, e në orën 15:00 hapet Ekspozita mbarëkombëtare në pikturë në Hamamin e qytetit.

Në mbrëmje mbahet Koncerti i Ansamblit Kombëtar Shota.

Kjo është vetëm agjenda fillestare. Gjasat janë që ajo të ndryshojë, qoftë më shtimin e ngjarjeve apo me ndryshimin e orëve. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Politikë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Kalo në kategori