LAJMI I FUNDIT:

Të dhënat zyrtare, 27 të vdekur si pasojë e shpërthimit në Bejrut dhe 2,500 të lënduar

Të dhënat zyrtare, 27 të vdekur si pasojë e shpërthimit në Bejrut dhe 2,500 të lënduar

Ministri i Shëndetësisë në Liban, Hamad Hassan, ka thënë se 27 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e shpërthimit në Liban.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, raportohet se rreth 2,500 persona të tjerë janë lënduar.

Bëhet e ditur se shpërthimi ndodhi në një depo me mjete piroteknike, duke shkatërruar një sërë ndërtesash.


Shpërthimi i parë thuhet të ketë qenë paksa më i vogël, kurse i dyti shumë më i fuqishëm duke bërë që në ajër të ngritet një re në formë kërpudhe.

Incidenti ka ndodhur në kohën më të rëndë ekonomike dhe të krizës financiare për Libanin dhe në kohën kur janë rritur tensionet mes Izraelit dhe Hezbollahut përgjatë vijës kufitare në jug të Libanit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

Botë

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

Botë
Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Botë
Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Botë
Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Botë
Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë reagon Zelensky: Faleminderit Amerikë!

Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë reagon Zelensky: Faleminderit Amerikë!

Botë
Kalo në kategori