LAJMI I FUNDIT:

Të dënuar në kazermë, banorët e BBVA tentojnë të arratisen nga dhoma e izoluar

Të dënuar në kazermë, banorët e BBVA tentojnë të arratisen nga dhoma e izoluar

Një mbrëmje e tensionuar shoqëroi shtëpinë e “Big Brother VIP” kur Vëllai i Madh vendosi që tetë banorë të përballen me pasojat e shkeljes së rregullave brenda javës. Mëngjesin pas, ata përjetuan një lloj rrethimi të papritur.

Një lajm i rëndësishëm iu komunikua atyre nga Vëllai i Madh, i cili e shndërroi rutinën e tyre në një regjim ushtarak: “Ju do të përjetoni jetën si ushtarë në këtë shtëpi të re si rezultat i thyerjes së rregullave. Zgjimi do të jetë herët në mëngjes dhe do të hani vetëm ushqime ushtarake. Gjatë natës do të mbani roje me turne në oborr. Banorët e tjerë mund t’ju sjellin sende personale nga jashtë vetëm nëse zgjedhin të bëjnë kështu. Ju nuk mund të merrni asnjë lloj informacioni nga bota e jashtme”, njoftoi një zarf i bardhë.

Përveç rutinës ushtarake, banorët u mbyllën në një kazermë të caktuar brenda shtëpisë dhe filluan të punonin dhe të mendonin për një plan arratisjeje edhe pse nuk kishin kaluar 24 orë në izolim. Gabriele dhe Romeo kanë diskutuar për marrjen e Rozës, të cilën e konsiderojnë si një mjet potencial për ikjen e tyre.


“Rozën e zë kollaj”, tha Gabriele dhe shtoi: “Hajde marrim Rozën të provojmë”. Pas një bisede të shkurtër, djemtë ngritën Rozën dhe përpiqen ta fusin nëpër dritaren e vogël, e cila ishte i vetmi kontakt me jashtë. Megjithatë, dritarja mbeti e mbyllur me dry dhe banorët duhej të gjenin një mënyrë për ta hapur për të realizuar planin e tyre.

Në anën tjetër, Meri ishte kundër idesë së arratisjes, duke e konsideruar si një risk të madh dhe në kundërshtim me rregullat. “Unë nuk mendoj se është ide e mirë. Po na futni në telashe. Nuk mund të arratisemi me drita të ndezura. Do të na sjellë probleme, nuk është i arsyeshëm ky veprim. Arratisjet bëhen nga dritaret, jo nga dera”, argumentoi Meri.

Ky veprim vijon të mbetet temë diskutimi dhe spekulimi brenda dhe jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”. Ndërkohë që banorët përpiqen të përshtaten me kushtet e reja dhe të shikojnë për zgjidhje kreative, Vëllai i Madh vëzhgon dhe pret reagimet e tyre të mëtejshme. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Rita Ora detyrohet të anulojë koncertin në Hungari për shkak të gjendjes shëndetësore - po vuan nga gurët në veshka

Rita Ora detyrohet të anulojë koncertin në Hungari për shkak të gjendjes shëndetësore - po vuan nga gurët në veshka

Magazina
“Një pasdite me Lutën”, Mozzik publikon fotografi me Lutfi Hazirin

“Një pasdite me Lutën”, Mozzik publikon fotografi me Lutfi Hazirin

Magazina
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Dua Lipa merr masa drastike për të shmangur grindjet me fqinjët, ndërsa punëtorët ndërtojnë pishinë të re me dorë në rezidencën e saj

Dua Lipa merr masa drastike për të shmangur grindjet me fqinjët, ndërsa punëtorët ndërtojnë pishinë të re me dorë në rezidencën e saj

Magazina
Momenti kur kërcimtari mbështetës i Lady Gaga bie nga skena, gjatë performancës së ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike

Momenti kur kërcimtari mbështetës i Lady Gaga bie nga skena, gjatë performancës së ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike

Magazina
Gruaja e Kanye West, Bianca Censori shfaqet përsëri me gjoksin e saj të ekspozuar në Los Angeles

Gruaja e Kanye West, Bianca Censori shfaqet përsëri me gjoksin e saj të ekspozuar në Los Angeles

Magazina
Kalo në kategori