Probleme për Barcelonën, sa i përket afrimit të Xavit si trajner.

Pavarësisht udhëtimit të një ekspedite të Barcelonës në Katar në përpjekje për t'u marrë vesh për lirimin e Xavi Hernández nga kontrata e tij me Al Sadd, klubi nuk është i gatshëm ta lërë të lirë.


Rafa Yuste dhe Mateu Alemany, që përfaqësojnë FC Barcelonën në Doha, tashmë janë takuar me drejtuesit e klubit nga Katari.

812ca72a 44b3 4960 b4c6 8b72f0843d23 16 9 aspect ratio 50p 0 Fernando Solans, agjent i Xavit së bashku me të deleguarit e Barcelonës, Rafael Yuste e Mateu Alemany

Klubi i Katarit ka argumentuar se "ata mirëpresin vizitën e delegacionit të FC Barcelona" në Doha.

"Ne e vlerësojmë dhe respektojmë të gjithë ekspeditën" ka thënë .

“Pozicioni i klubit ishte i qartë që në fillim: ne jemi të përkushtuar të mbajmë trajnerin tonë Xavi dhe nuk mund ta lejojmë që të largohet në këtë moment delikat të sezonit”, ka thënë CEO i Al-Saad, Turki Al-Ali. /Telegrafi/

telegrafi sport app