Nga: Benjamin Plackett
Në kulmin e fuqisë së saj, Perandoria Romake zotëronte një rrjet rrugor që shtrihej nga Gjibraltari deri në kënetat e Mesopotamisë. Siç e thotë edhe vetë shprehja e vjetër popullore: “Të gjitha rrugët të çojnë në Romë”. Por a ishte vërtet kështu?
Përgjigja nuk është aq e lehtë, sa të thuhet “po” ose “jo” pa asnjë mëdyshje. Ajo është paksa më e komplikuar se sa kaq. Në vitin 2015, tre studiues të “Moovel Lab”-it, një ekip ekspertësh urbanistë gjermanë, hodhën një rrjet uniform prej gati 500 mijë pikash në një hartë të Evropës.
Këto pika nuk përfaqësonin qytetet e lashta apo moderne, por ishin thjesht vende të rastësishme nga të cilat mund të niste dikur një udhëtim drejt kryeqytetit perandorak. Më pas ekipi përdori një algoritëm për të llogaritur rrugën më të mirë për të shkuar në Romë, duke përdorur rrugët moderne nga secila prej atyre pikave fillestare.
Rezultatet e tyre treguan një rrjet hipnotizues rrugësh që të çonin vërtet në Romë, dhe rrugës ato lidhnin edhe qytete të tjera të mëdha si Londra, Kostandinopoja (Stambolli i sotëm) dhe Parisi, të cilat ishin gjithashtu pjesë e perandorisë së lashtë.
Lajmet mbi këtë lloj harte u bënë virale. Por, në fakt ai eksperiment nuk vërtetoi se të gjitha rrugët të çojnë në Romë. Nëse studiuesit do të kishin bërë të njëjtën gjë, por në vend të Romës do të llogaritnin se cilat ishin rrugët prej nga ku mund të mbërrihej më shpejt në Berlin apo Moskë nga të njëjtat 500 mijë pika, harta do të tregonte një sërë rrugësh po aq të gjera që çonin në ato qytete.
“Studimi ynë nuk i dha përgjigje pyetjes nëse të gjitha rrugët të çojnë vërtet në Romë. Ai ishte një eksplorim në masën 99për qind të asaj pyetjeje”, tha Philipp Schmitt, një nga ekspertët e grupit. Gjithsesi ai eksperiment na tregon ende diçka për qëndrueshmërinë e rrugëve romake.
Shumica e infrastrukturës rrugore në Evropës është ende e projektuar në mënyrë të tillë që të lidhë qytetet kryesore me kryeqytetin italian, duke qenë potencialisht një trashëgimi e perandorisë së dikurshme. Studiues të tjerë, kanë zbuluar gjithashtu se kjo gjë është e vërtetë.
Harta e krijuar nga “Moovel Lab” shqyrtoi mënyrën më të mirë për të mbërritur në Romë duke përdorur rrugët moderne. “Ne i kemi përdorur modelimet kompjuterike për të parë rrugët më të mundshme apo më logjike që lidhin dy pika të caktuara, dhe pastaj e krahasojmë atë me njohuritë tona mbi rrugët romake, për të parë nëse ato janë të ngjashme”, thotë César Parcero-Oubina, arkeolog i peizazheve në Institutin e Shkencave të Trashëgimisë në Madrid të Spanjës. “Rrugët e sotme janë shpesh të njëjta në shumicën e rasteve me ato të dikurshmet”.
Pra, shumë prej autostradave të Evropës me shumë korsi, janë pasardhëset e rrugëve romake. Gjithsesi kjo ka ndryshuar vitet e fundit, thekson Oubina.“Sot autostradat e reja shmangin vendet e populluara për të kursyer para në procesin e shpronësimeve. Kjo do të thotë që disa autostrada sot nuk ndjekin trajektoren e rrugëve të vjetra romake”, nënvizon ai.
Dhe, kjo na çon tek pyetja në fjalë: Cila ishte logjika e romakëve në ndërtimin e rrugëve? A të çonin vërtet të gjitha rrugët në Romë?
“Kjo varet nga rëndësia e rrugës. Logjika se si funksiononte një perandori e lashtë nuk është aq e ndryshme nga një vend modern. Romakët nuk ishin aq të ndryshëm nga ne; ata thjesht po përpiqeshin që të minimizonin rrugët për të kursyer kohë”, shprehet Ubino.
Rrugët kryesore ishin vija të drejta sa herë që këtë e lejonte peizazhi gjeografik, dhe ato lidhnin qytete të rëndësishme me qytete të tjera të rëndësishme. Këto rrugë ishin të mundshme vetëm pasi një vend të ishte aneksuar siç duhet nga romakët dhe të ishte nënshtruar çdo kundërshtimi ushtarak, përndryshe do të kishte qenë e pasigurt për të udhëtuar në rrugë të tilla.
Në ditët e para pas pushtimit të një krahine, kur barbarët (jo-romakët) po i rezistonin ende pushtimit, romakët do të përdornin rrugët më të sigurta dhe që përshkonin më pak zonat me pyje të dendura apo male. Ndërkohë, kur në një krahinë të aneksuar mbizotëronte paqja, këto rrugë formuan një lidhje jetike për të shpejtuar tregtinë dhe për ta mbajtur ushtrinë në vijën e frontit të furnizuar mirë me trupa dhe furnizime ushqimore.
Në kulmin e saj, rrugët e Perandorisë Romake përshkuan kontinentet për të lidhur qytete dhe qyteza të rëndësishme me kryeqytetin e saj. “Rrugët kryesore lidhnin vende të rëndësishme, dhe kështu në një mënyrë a tjetrën, të gjitha mbaronin ose fillonin në Romë. Por nuk është se duhet të kalonit përmes Romës kur udhëtonit nga Londra në Paris, vetëm sepse këtë e lejonte rrjeti”, thekson Oubina.
Këto rrugë kryesore ishin krijuar për lëvizjen e karrocave me rrota dhe kafshëve. Pra, ishin shumë më të sofistikuara sesa shtigjet plot me baltë. Ato u ndërtuan me shtresa të ndryshme si dhe shkëmb, dhe më në fund me pllaka të mëdha guri në majë. Ato nuk ishin të sheshta, por në formë kubi për të lejuar kullimin e duhur. Pastaj vinin rrugët e tjera dytësore që nuk ishin të asfaltuara. Ato lidhnin më shumë qytete dhe qyteza, në vend se të ofronin ndonjë lloj rruge për në Romë. Atëherë, të gjitha rrugët romake të çonin në Romë? Jo tamam, por ato më të rëndësishme të çonin përfundimisht atje. Premisa e pyetjes mund të jetë gjithsesi e gabuar, sepse shumica e njerëzve që shkonin në Romë nuk ndiqnin rrugët tokësore.
Lidhja përmes detit ishte shumë më e dobishme, sepse ishte më e shpejtë dhe më e lirë. Për shembull nëse dëshironit të udhëtonit nga Iberia perëndimore në Romë, atëherë me siguri që do të hipnit në një anije dhe jo mbi një kalë apo karrocë”. përfundon Oubina. /Burimi: “Livescience”/Në shqip nga: Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme