LAJMI I FUNDIT:

Të burgosurit për terrorizëm mund t’i indoktrinojnë të dënuarit tjerë!?

Të burgosurit për terrorizëm mund t’i indoktrinojnë të dënuarit tjerë!?

Personat e dënuar për veprat penale që ndërlidhen me terrorizmin, gjatë vuajtjes së dënimit në institucionet korrektuese, mund t’i indoktrinojnë të dënuarit tjerë, që vuajnë dënimet për vepra penale ordinere, vlerësojnë ekspertët e fushës së sigurisë, si dhe ekspertë të fushave të sociologjisë dhe psikologjisë në rubrikën e përjavshme “Fokus” të Radios Evropa e Lirë.

Sipas tyre, në Kosovë, në Shërbimin Korrektues, i cili administron burgjet, nuk ka ndonjë sistem edukues dhe në mungesë të kapaciteteve, nuk ekziston mundësia e ndarjes fizike e të dënuarve për vepra që ndërlidhen me terrorizmin dhe atyre për vepra kriminale ordinere.

Florian Qehaja, drejtues i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se praktikat e deritashme kanë treguar që mënyra se si është shtrirë ideologjia ekstremiste është e tillë që mund të rekrutohen lehtësisht personat tjerë në burgje.


Por, a kanë motive personave që vuajnë dënimin, në institucione korrektuese, për veprat penale që ndërlidhen me terrorizmin, që të shtrijnë ideologjitë ekstremiste apo edhe të bëjnë rekrutime të reja?

Psikologu Dashamir Bërxulli, profesor në Departamentin e Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se praktikat e deritashme në botë kanë treguar se privimi nga liria, nuk është faktor qenësor i demotivimit të personave të tillë.

Ndërkaq, profesori Ismajl Hasani, sociolog i religjionit, thotë se në institucionet korrektuese duhet ndryshuar qasja dhe trajtimi ndaj personave që vuajnë dënimin për vepra penale të ndërlidhura me terrorizmin. Sipas tij, hapi i parë që duhet të bëjnë institucionet korrektuese në Kosovë, është fuqizimi me shërbime për trajtim psikologjik e social.

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, por edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, kanë theksuar se që nga viti 2012 e deri më tash, numri i shqiptarëve nga Kosova që u janë bashkuar organizatave ndërkombëtarisht të njohura si terroriste në Siri dhe Irak, është rreth 300. Megjithatë, sipas tyre, në tetë muajt e fundit nga Kosova nuk është shënuar asnjë rast i shkuarjes në Siri apo Irak, për t’u bërë pjesë e të ashtuquajturit Shteti Islamik dhe organizatës al-Nusra, organizata këto ndërkombëtarisht të shpallura terroriste.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori