Të burgosurve në burgjet e Kosovës së shpejti do t’u lejohet të bëjnë punë edhe jashtë ambientit të burgjeve. Kjo do të bëhet e mundur përmes një udhëzimi administrativ që pritet të nënshkruhet javën e ardhshme nga Ministria e Drejtësisë.
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK), Nehat Thaçi, njoftoi se javën e ardhshme me anë të një udhëzimi administrativ disa të burgosur do të kenë mundësinë të dalin nga burgu në ora 8 të mëngjesit për të punuar në kompani private dhe në mbrëmje të kthehen prapë ta bëjnë gjumin në burg.
“Të burgosurit që janë shfrytëzues të vikendeve, por që nuk kanë shkelje të rregullores së brendshme të ShKK-së mund ta trajtohen në burgun e tipit të hapur. Ata që trajtohen në burgun e tipit të hapur, presin diku nga java e ardhshme të nënshkruhet udhëzimi administrativ që të gjithë atyre t’u lejohet puna jashtë. Pra, ata munden në orën 8 në mëngjes me dalë nga burgu, me shku me punu në ndonjë kompani private dhe në mbrëmje ta bëjnë gjumin në burg”, tha ai, për Ekonomia Online.
Thaçi tha se ka disa projekte që zhvillohen sa i përket rehabilitimit dhe risocializimit të të burgosurve.
“Ka profile të ndryshme si në fushën e Bujqësisë të burgosurit kryejnë veprimtari, në Zdrukthuari, Ujësjellës, Rrymë, IT, e disa profile tjera ku të burgosurit mund të kryejnë trajnime të ndryshme që të jenë të përgatitur pas përfundimit të burgut dhe të jenë pjesë e shoqërisë”, tha ai.
Thaçi ka thënë se kontrabanda nëpër burgje është ende aktive edhe pse po merren preventiva për ta ndaluar këtë, por që kjo nuk ndodh vetëm në burgjet e Kosovës, por është fenomen global.
Ai thotë se një incident që ndodhi ditë më parë në njërën nga dhomat e burgut të Lipjanit u shkaktua nga vetë të burgosurit, pasi që të burgosurve u lejohet pirja e duhanit brenda në dhomë dhe kështu kanë ndezur zjarr brenda dhomës.
Thaçi tha se së fundmi herë ka pasur disa vdekje që kanë ndodhur në burgjet e Kosovës, por që kanë qenë vdekje të natyrshme, por disa prej tyre edhe nga sëmundjet e ndryshme.
“Rastet e vdekjes janë të theksuara, mirëpo ShKK me departamentin shëndetësor ka bashkëpunim të plotë dhe gjithë të burgosurit që kanë probleme shëndetësore trajtohen në mënyrën më profesionale brenda ShKK-së. Në momentin kur ne nuk mundemi me i ofru këto shërbime atëherë transferohen në QKUK në spitalet rajonale apo në qendrën në Prishtinë”, tha ai.
Thaçi tha se higjiena dhe cilësia e ushqimit në burgje është në nivel të mirë, ai thotë se për të ruajtur këtë nivel vazhdimisht burgjet inspektohen nga institucione të ndryshme si nga Inspektorati i Burgjeve, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, QKMRT, KMDLNj, Avokati i Popullit etj.
“Pastërtia është në nivelin shumë të kënaqshëm sepse në vazhdimësi investojmë në renovimin e pavijoneve apo vendbanimet e të burgosurve, ndërsa kualiteti i ushqimit është mjaft i lartë me kalori të mjaftueshme dhe deri më tani nuk kemi pasur asnjë ankesë të vogël për dyshime në ushqim”, shtoi Thaçi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës