Grabitjet në Ferizaj e Suharekë, përveç se e armatosur mund të kenë edhe një të përbashkët.
Të arrestuarit për grabitjen e armatosur në Suharekë, janë duke u hetuar edhe për tentim grabitjen e armatosur në Ferizaj.
Përveç për grabitjen e armatosur në Suharekë, Bujar Basha e pesë persona të tjerë, të arrestuar së fundmi, po hetohen edhe për një grabitje tjetër.
Behet fjalë për tentim grabitjen e armatosur që ndodhi në komunën e Ferizajt, në fillim të nëntorit, ku edhe këtu grabitësit kishin shtënë me armë zjarri të gjata në drejtim të zyrtarëve policor.
Këtë e ka konfirmuar kryeprokurori i prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, i cili ka thënë se ende nuk ka dicka zyrtare, por është njëra nga pistat e hetimit.
“Hetimet janë duke u zhvilluar, nuk ka ende dicka, kemi thënë nëse ka dicka i njoftojmë të gjitha mediat.. Po herët është por, kemi disa të dhëna të ekspertizës, por herët është me thënë.. Edhe atë sigurisht”, tha Shukri Jashari, kreprokuror i Prokurorisë në Ferizaj.
Ndonëse nga Policia e Kosovës, nuk kanë kthyer përgjigje në pyetjet konkrete për rastet, disa burime të televizionit brenda këtij institucioni kanë treguar se taskforca e krijuar në nivelin qendror të PK-së, është duke e trajtuar këtë çështje.
Se prapa rasteve të grabitjes në Suharekë e tentimit në Ferizaj, mund të qëndrojë i njëjti grup, e thotë edhe ish-hetuesi policor, tani avokat Naim Rudari, teksa tregon edhe rastet nga e kaluara.
“Zakonisht një grup grabitësve kur aktivizohen praktika ka treguar se ata kanë kryer në vazhdimsi grabitje edhe këtu nuk do shumë mend se ka mundësi që grupi i njëjtë të ketë filluar me grabitje dhe ato grabitje të kenë ndërlidhje njëra me tjerën, policia i di këto fare mirë dhe unë mendoj se ato mund të kenë ndërlidhje se edhe në të kaluarën një grup kur ka qenë aktiv në grabitje, ata kanë kryer ne vazhdimsi jo një por shumë”, tha Naim Rudari, avokat.
Në orët e hershme të 3 nëntorit, në periferi të Ferizajt, disa bankomatë u tentuan të grabiten, derisa vetëm dy javë më vonë, më 22 nëntor disa persona të maskuar kryen një plaqkitje të armatosur ku gjatë grabitjes kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë dhe kanë plaçkitur ari në vlerë mbi 200 mijë euro në një argjentari në Suharekë.
Për rastin e Suharekës, 6 persona janë arrestuar e një tjetër është ende në kërkim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Numërimi i votave nga diaspora, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur

Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Ndërron jetë i mbijetuari i Masakrës së Abrisë, Bashkim Deliu

Rama flet disa gjuhë të huaja me ndihmën e AI në një video promovuse për turizmin në Shqipëri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës