LAJMI I FUNDIT:

Të ardhurat e Google poshtë pritshmërive

Të ardhurat e Google poshtë pritshmërive

Kompania Alphabet që ka në pronë gjigantin e kërkimeve online Google ka publikuar raportin financiar për tre mujorin e tretë të vitit dhe për herë të parë pas dy vitesh të ardhurat ishin poshtë pritshmërive.

Të ardhurat ishin 33.74 miliardë dollarë, 310 milion dollarë më pak sesa kishin parashikuar analistët, ku shitjet e reklamave përbënin 86 për qind të të ardhurave dhe fitimi i kompanisë arriti në 9.2 miliardë dollarë nga 6.7 miliardë dollar një vit më parë, mirëpo analistët kishin parashikuar fitim prej 10.45 dollarë për aksion por Google fitoi 13.06 dollarë.

Ky raport financiar disi zhgënjyes vjen në një kohë kur Google u godit nga Komisioni Evropian me 7.7 miliardë dollarë për atë që autoritetet Evropiane e quajnë abuzim me pozitat dominuese të Android. /Telegrafi/