Prej pëlqimit të llogarisë, që tregon detajet e fundit nga dasma e princit Harry me Megan, deri te këndimi i vargut ‘Zot na e ruaj mbretëreshën’, janë disa nga mënyra që mund të tregoni dashurinë për familjen mbretërore.

Mirëpo, disa e kanë ngritur devotshmërinë për mbretërinë britanike në një nivel më të lartë, duke i përjetësuar të parapëlqyerit në trupin e tyre - me anë të tatuazheve, që lënë shumë për të dëshiruar, transmeton Telegrafi.


Përkushtimin për monarkinë, njëri e ka treguar duke e bërë tatuazh Madhërinë e Saj në barkun e lëshuar prej birrave. Në anën tjetër, Harry dhe Megan, sigurisht se do refuzonin që dikush t’i nënshtrohet gjilpërës, po që se përfundimi do dukej si portreti i William dhe Kate në ditën kur u martuan.

Dikush ka vendosur ta përjetësoi princeshën Diana, por punimi është aq i vrazhdë, sa që nuk përngjanë aspak me karakterin e ‘princeshës së zemrave’.

Nuk mungon tatuazhi i aktores amerikane, që është bërë princeshë e Monakos. Grace Kelly duket sikur e ka fytyrën me vraga, për shkak të qimeve të rruara nga dora e bartësit të tatuazhit. /Telegrafi/

Tatuazhet foto 2

Tatuazhet foto 3

Tatuazhet foto 4

Tatuazhet foto 5

Tatuazhet foto 6

Tatuazhet foto 7

Tatuazhet foto 8

Tatuazhet foto 9