Giovanni Simeone realizon një nga ëndrrat e tij, të luajë në Ligën e Kampionëve dhe të shënojë gol.
Giovanni Simeone realizon një nga ëndrrat e tij, të luajë në Ligën e Kampionëve, pasi nuk e kishte bërë atë asnjëherë në karrierën e tij.
Ai debutoi me fanellën e Napolit në Ligën e Kampionëve në stadiumin Aramndo Diego Maradona, duke zëvendësuar Victor Osimhen.
Ai shënoi për 3-0 duke shpërthyer në lot dhe duke puthur një tatuazh që e kishte në dorë me shenjën e Ligës së Kampionëve.
HEADLINERS SIMEONE HUMILIATES LIVERPOOL! https://t.co/eeSgQQHpyt
— Yunus 👆 (@imansizhayatyok) September 7, 2022
“Liga e Kampionëve është ëndrra ime, në moshën 14-vjeçare bëra tatuazhin e Ligës së Kampionëve në krah. E bëra me nënën time sepse babai im nuk donte”.
“Unë isha i fiksuar me dëshirën për të luajtur Ligën e Kampionëve. Ëndrra ime është të shënoj një gol në Ligën e Kampionëve dhe të puth tatuazhin”, kishte thënë ai.
Një ëndërr e bërë realitet për sulmuesin argjentinas në garën më të madhe në botë. /Telegrafi/