Reagimet e biznesmenëve dhe ekspertëve pas paralajmërimit të pushtetit për ndryshimin e politikës tatimore në pjesën më të madhe janë për mungesën e transparencës, por edhe për dilemën, për çfarë do të shpenzohen paratë e mbledhura. Ekspertët nuk presin që me paratë që do të transferohen në arkën shtetërore në bazë të tatimit progresiv do të bëhen çudi, shprehet profesori universitar Marjan Petreski, por thotë se është mirë ajo që paralajmërohet se fondet do të përdoren për uljen e varfërisë.
“Është normale që qytetarët të interesohen se çfarë do të ndodhë me këto para, përkatësisht ata nuk duan të shohin episod të ri të keqpërdorimit të këtyre mjeteve. Dhe prandaj mendoj se është veçanërisht e rëndësishme që ato para të lidhen drejtpërdrejt me financimin e të ardhurave të garantuara minimale dhe pensionit social. Në aspektin konceptual mendoj se kjo është në rregull”, theksoi profesori universitar Marjan Petreski.
Një javë më parë kur qeveria njoftoi se ishte gati të braktiste tatimin e sheshtë dhe të vendoste tatim progresiv, njoftoi edhe se me këtë masë çdo vit do të arkëtohen rreth 25 milionë euro, dhe paratë do të përdoreshin për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve publike. Por dy ditë më vonë, ministri përgjegjës për administratën Damjan Mançevski, pas përfundimit të një takimi me sindikatat, tha se vitin tjetër planifikon tua rrisë pagat administratorëve.
“Unë mund të njoftoj se në buxhetin e vitit të ardhshëm ka fonde për rritjen e pagave në administratë dhe në ditët në vijim do të dalim me të dhëna konkrete”, u shpreh ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski.
Shumica e ekspertëve gjatë javës së kaluar dolën me qëndrime se reforma e propozuar për tatimin progresiv nuk do të japë rezultate. Ekspertët kanë frikë se qytetarët më të arsimuar të vendit do të goditen, tatimin progresiv do ta ndjejnë ata që fitojnë duke shitur shërbimet në tregjet e huaja. Nga ana tjetër, vendimi për rritjen e pagave në sektorin publik do ta shtojë edhe më zemërimin te këta njerëz. Ndërkohë, më shumë se një mijë persona të punësuar sipas Marrëveshjes Kornizë rinë në shtëpi dhe marrin rroga shtetërore./Alsat-M/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Toshkovski: Punojmë për sistem funksional për ballafaqim me krizat natyrore
Clarke: Ka diçka të pazakontë në raportet e autopsisë, disa gjurmë të lëndimeve me armë zjarri janë të palogjikshme
Klekovski: Pres që deri në fund të janarit të gjitha barërat të jenë në Onkologji
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën
Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!