Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka reaguar lidhur me paralajmërimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike, duke thënë se po rëndohet buxheti i qytetarëve.
Bordi i AAK-së thekson në kohën kur qytetarët dhe bizneset po përballen me sfida të shumta ekonomike, duke përfshirë edhe inflacionin, paralajmërimi për një tjetër shtrenjtim të energjisë elektrike paraqet një barrë shtesë për familjet kosovare si dhe për sektorin privat.
“Ky vendim vjen pas rritjes së tatimit në pronë, pas ri-vlerësimit të pronës që është bërë nga Ministria e Financave Punës dhe Transfereve, ka rënduar buxhetin e qytetarëve dhe bizneseve që ka ndikuar edhe në ekonominë lokale në Komunat e Kosovës.
Për më tepër, ka filluar edhe zbatimi i tatimi në tokën bujqësore, duke krijuar një tjetër sfidë për fermerët dhe sektorin agro-industrial, të cilët janë një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të vendit”, thuhet në reagim.
Sipas bordit të AKK-së, kombinimi i këtyre tre faktorëve – rritja e çmimit të energjisë, rritja e tatimit në pronë dhe tatimi mbi tokën bujqësore, do të ndikojë negativisht në mirëqenien e qytetarëve, duke rritur koston e jetesës dhe duke vështirësuar zhvillimin e bizneseve që ka impakt të drejtpërdrejtë edhe në zhvillimin ekonomik lokal.
“Kjo qasje e vazhdueshme e ngarkimit të qytetarëve me tatime të reja dhe tarifa të rritura në mënyrë periodike kërkon një koordinim ndërinstitucional por dhe qasje më të balancuar, me qëllim që të mos dëmtohet edhe më tutje stabiliteti ekonomik dhe të ruhet mirëqenia e përgjithshme ekonomike e vendit dhe vetë pushtetit lokal”, thuhet në reagim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga nesër ndryshon orari i aplikimit të tarifës së ultë të energjisë

ASK: Mbi 78 mijë të rinj në Kosovë nuk janë as në shkollë, as në trajnime e as në punë

KESCO njofton për aplikimin e tarifës verore që nga nesër

Samsung Galaxy S25 Ultra: Shkrepni foto mahnitëse natën falë inovacionit të pakrahasueshëm të kamerës

Prilli i suksesit - Zbuloni ofertat me Telegrafi Jobs!

Një moment krenarie për Jaffa Plus dhe Kosovën!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze