Unioni Demokratik Studentor (USD) ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, i cili shpalli të paligjshme pjesëmarrjen e senatorëve të rinj studentë para se t’ju fillojë mandati në seancën për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues nga radhët e UP-së në qershor të vitit 2022.
Pas këtij aktgjykimi, Unioni Demokratik Studentor kërkon që nga rektori i UP-së, Këshilli drejtues si dhe Sekretari i përgjithshëm të japin dorëheqje.
Festim Tasholli nga Unioni Demokratik Studentor, këtë parregullsi e ka quajtur skenar të përgatitur, siç tha ai nga grupe të interesit për të cilin ka qenë në dijeni edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
“Ky skenar ka qenë bukur mirë i përgatitur nga grupe të interesit që veprojnë në Universitetin e Prishtinës, për të cilin në dijeni ka qenë edhe ministrja e Arsimit e cila nuk ka marrë asnjë masë ndaj këtyre veprimeve. Ne kërkojmë që Këshilli drejtues, sekretari i përgjithshëm si dhe rektori i universitetit të japin dorëheqje tashmë kur pretendimet tona janë të vërtetuara edhe me vendim gjyqësor”, tha Tasholli
Tasholli tha se në mbledhjet e Senatit të UP-së për zgjedhjen e Këshillit drejtues, unionit i është ndaluar hyrja në objektin e rektorit të UP-së.
“Dje kemi pranuar një aktgjykim nga Gjykata Themelore departamenti për çështje administrative ku është aprovuar si e bazuar padia jonë, ndaj Universitet ‘Hasan Prishtina’ në rastin e zgjedhjeve të anëtarëve të Këshillit drejtues. Më 24 qershor të vitit të kaluar neve kundërligjshëm me ndihmën e forcave të shumta policore na është ndaluar hyrja në objektin e Rektoratit ku po mbahej mbledhja e senatit me pikën e rendit të ditës ‘zgjedhja e anëtarëve te rijnë të këshillit drejtues’ ”, theksoi ai.
Tasholli theksoi po ashtu se përpos dorëheqjes së Këshillit drejtues të UP-së, kërkojnë që të anulohen të gjitha vendimet që i ka marrë ky këshill.
“Po ashtu, përpos dorëheqjes së tyre, ne kërkojmë që të gjitha vendimet që i ka marrë Këshilli drejtues nga momenti i zgjedhjes të anulohen. Këto veprime përfshijnë zgjedhjen e rektorit si dhe statutin e Universitetit të Prishtinës. Ne nuk do të ndalemi dhe do të jemi këmbëngulës deri sa vendimi i gjykatës të zbatohet nga organet përgjegjëse në Universitetin e Prishtinës ‘Hasan Prishtina’“, u shpreh Tasholli.
Po ashtu, nga UDS u shprehën se i besojnë organeve gjyqësore dhe nuk do të ndërmarrin ndonjë veprim tjetër, në mënyrë që të mos dëmtohet Universiteti.
Gjatë ditës edhe Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) nëpërmjet një reagimi në Facebook është shprehur e tronditur me vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, i cili shpalli të paligjshme pjesëmarrjen e senatorëve të rinj studentë para se t’ju fillojë mandati në seancën për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues nga radhët e UP-së në qershor të vitit 2022.
“ORCA është e brengosur për legjitimitetin dhe ligjshmërinë e të gjitha proceseve të rrjedhura nga ai vendim i paligjshëm për formimin e Këshillit Drejtues, shumica e anëtarëve të të cilit tashmë me vendim gjykate janë ilegalë”, thuhet në reagim.
ORCA pas këtij vendimi e konsideron ilegale përbërjen aktuale të Këshillit Drejtues nga radhët e UP-së, dhe kërkon përsëritje të procesit të zgjedhjes së atyre 5 anëtarëve. /Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët