Sampdoria dhe Udinese kanë luajtur baras në Stadio Luigi Ferraris në ndeshjen, në të cilën u shënuan gjashtë gola (3-3).

Roberto Pereyra shënoi i pari për mysafirët, ndërsa me autogolin e Jens Stryger Larsen u barazua rezultati.


Beto riktheu epërsinë e vizitorëve, ndërsa Fabio Quagliarella i solli sërish shifrat në nivel.

Dhe erdhi çasti i Antonio Candreva, i cili pranoi një top nga Quagliarella dhe goditja e tij ishte mbresëlënëse duke prodhuar një gol jashtëzakonisht të bukur.

https://twitter.com/StephenScouted/status/1444672384867262469

Edhe pse jemi vetëm në fillim të sezonit në Serie A, ky padyshim që do të jetë ndër golat konkurrentë për çmimin e golit më të bukur të këtij edicioni.

Ndryshe, ndeshja u mbyll baras, duke qenë se Fernando Forestieri realizoi golin e tretë për Udinesen. /Telegrafi/

https://streamable.com/xisnui

telegrafi sport app