Në emisionin "Përballje" të Telegrafit, sot do të diskutohet ndikimi rus në Ballkan.

Cili është ndikimi i Federatës ruse në Kosovë? Cili është roli i Rusisë në Maqedoni, Mali të Zi, Republikën Serbe në Bosnje e Hercegovinë e në vende tjera të rajonit? Në cilin vend ky shtet ka ndikim më të madh? A do të pranohet Kosova - pa miratimin rus - në OSBE dhe në OKB?


Për këto tema delikate, përball gazetarit Muhamet Hajrullahu flasin mysafirët: Lulzim Peci (drejtor ekzekutiv në KIPRED) dhe Burim Ramadani (drejtor ekzekutiv në Qendrën Kërkimore për Politika të Sigurisë - SPRC). /Telegrafi/