LAJMI I FUNDIT:

Ajnishahe Halimi: Zyrtarët e VV-së donin vdekjen e qytetarëve në protesta (Video)

Ajnishahe Halimi: Zyrtarët e VV-së donin vdekjen e qytetarëve në protesta (Video)

Në emisionin “Personale” ta TV Dukagjinit, rrëfen njëra prej ish figurave më të rëndësishme të Vetëvendosjes, tash anëtare e PDK-së, Ajnishahe Halimi.

Gruaja që vlerësohet si një nga zërat më aktiv në Drenicë dhe që mban disa çmime ku vlerësohet për guximin, ka thënë se ka shumë arsye që e bënë që ajo me Albin Kurtin t’i ndajnë rrugët. Ajo thotë se ka hequr dorë nga VV kur ka kuptuare se zyrtarë të saj kërkonin që në protesta të vdisnin qytetarët.

Çfarë thotë Halimi për fraksionet e para të UÇK-së? Si u takua ajo me grupin e Adem Jasharit? Kush ishte sipas saj pjesë e ceremonisë së varrimit të familjes Jashari në Prekaz? A i kanë sqaruar mospajtimet me Mulla Osmanin? Çfarë të mira i solli Skenderajt, sipas saj, Sami Lushtaku – politikani tepër i kritikuar deri vonë nga Halimi? Pse u zbeh PDK në Drenicë?


Në “Personale” Halimi rrëfen për herë të parë edhe për betejat e saj me kancerin.

Ndiqeni intervistën në videon e postuar më poshtë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=ZoT2epaOUfY&feature=youtu.be