Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka folur për Premium Sport para finales ndaj Juventusit në Kupën e Italisë.

Shqiptari ka thënë se Biancocelesët mund të befasojë Zonjën e Vjetër pasi kanë të gjitha kualitetet e nevojshme.


“Të mërkurën do të jetë një lojë e vështirë. Në këtë takim Lazio vjen më e mençur dhe fizikisht mirë pas një sezoni që jemi rritur shumë”.

“Juve është skuadra më e mirë në Evropë pa dyshim, por ne jemi të aftë t’i befasojmë”.

“Simone është njeriu më shumë i Lazios dhe këtë e kanë parë të gjithë”, ka thënë Tare. /Telegrafi/

telegrafi sport app