Taravari: Qytetarët do të kenë të ardhme në Gostivar, e jo në mërgim

Zgjedhjet lokale po afrojnë dhe për këtë si Telegrafi Maqedoni kemi vendosur të bisedojmë me Arben Taravarin, kandidatin e Aleancës për shqiptarët dhe Alternativës për shqiptarët për Komunën e Gostivarit, për të cilin kemi folur rreth prejardhjes së tij dhe planet e tij, nëse zgjidhet kryetar komune. Kush është Arben Taravari, pas mandatit të parë? Abraham Lincoln, një nga presidentët më unik të historisë botërore presidenciale ka thënë se Nëse do të testosh karakterin e dikujt jepi pushtet. Unë pas mandatit të parë e kalova me sukses këtë provë, duke mbetur i njëjti Arben, një familjar fatlum dhe një neurolog i apasionuar si ditën e parë.
Nga
Telegrafi
06/10/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

























































