Taravari: ASh nuk do të votojë për ndryshime nëse “20 përqindëshi” mbetet në Kushtetutë

Tetë deputetët e Aleancës për Shqiptarët do t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese, me kusht që “20 përqindëshi”, që i referohet numrit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, të fshihet nga Kushtetuta.
Qëndrimin e partisë politike opozitare e ka bërë të ditur nënkryetari i saj Arben Taravari në një konferencë për media në Gostivar, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me aktualitetin rreth ndryshimeve kushtetuese dhe propozimin për referendum të OBRM-PDUKM-së.
Taravari beson se shumica aktuale nuk i ka 80 votat në Kuvend për t’i zbatuar ndryshimet kushtetuese, ndërsa partia e tij vendosi një kusht.
“Situata aktuale politike është problematike dhe me sa shoh nuk ka gjasa që të sigurohen 80 vota. Si parti e kemi një kërkesë, pra plotësimin e një parakushti. Deputetët tanë nuk do të votojnë për ndryshimet kushtetuese nëse nuk tërhiqet “20 për qind” nga kushtetuta në pjesën e realizimit të të drejtave të një komuniteti”, deklaroi Taravari.
Për referendumin dhe propozimin e OBRM-PDUKM-së, ai mendon se është më shumë punë e partive maqedonase dhe se shqiptarët nuk janë shumë të shqetësuar për këtë. Shqiptarët janë më të interesuar për fillimin e negociatave të RMV-së me BE-në. Ai është decid dhe thekson se negociatat do të fillojnë pas ndryshimit të kushtetutës së vendit.
I pyetur nëse fillimisht do të ketë zgjedhje të parakohshme apo do të zhvillohen para ndryshimeve kushtetuese, Taravari u përgjigj se zgjedhjet janë gjithnjë e më të sigurta, sepse për to nuk ka mbështetje prej 80 votave në Parlament.
“OBRM-PDUKM deri më tani disa herë e ka përsëritur qëndrimin se nuk do t’i mbështesë amendamentet kushtetuese, ndërsa dje Qeveria e përcaktoi kornizën negociuese nga e cila kryeministri Kovaçevski pret që pas tetë vitesh vendi të bëhet anëtar i plotë i BE-së. Këto janë pikëpamje diametralisht të kundërta. Që të mos ketë zgjedhje të parakohshme, të gjitha subjektet politike do të duhet të angazhohen dhe të japin mbështetjen e tyre për ndryshimet kushtetuese”, deklaroi Taravari.
Lidhur me postin drejtues në parti, Taravari ka treguar se pas dy javësh kryesia qendrore do të mblidhet dhe do të vendosë se kush do të jetë ushtruesi i detyrës kryetar. Ai është një nga më të përmendurit si pasardhës i mundshëm i Ziadin Selës, por siç nënvizoi, kryetari i ardhshëm i ASH-së do të zgjidhet në kongres.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri