LAJMI I FUNDIT:

Tanket izraelite arrijnë në skajin verior të Rripit të Gazës ndërsa Izraeli zgjeron fushatën ushtarake

Tanket izraelite arrijnë në skajin verior të Rripit të Gazës ndërsa Izraeli zgjeron fushatën ushtarake

Forcat izraelite kanë zgjeruar fushatën e tyre ushtarake në veri të Gazës dhe tanket kanë arritur në skajin verior të Rripit.

Banorët thanë se forcat izraelite kishin izoluar në mënyrë efektive Beit Hanoun, Jabalia dhe Beit Lahiya në veriun e largët të enklavës.

Shumë banorë të Jabalia u shprehën në rrjete sociale se “nuk do të largohen”, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.


Bëhet e ditur se përshkallëzimi në Gazën veriore ka ndodhur së bashku me një sulm të madh ajror izraelit dhe fushatë tokësore në një front të veçantë në Libanin jugor kundër Hezbollahut, i cili ashtu si Hamasi është një aleat i Iranit.

“Ndërsa bota është e përqendruar në Libanin dhe sulmin e mundshëm izraelit kundër Iranit, Izraeli po sulmon Jabalian”, tha Nasser, banor i veriut të Gazës.

Ndërkohë, ushtria izraelite tha në një deklaratë se forcat që operonin në të gjithë Rripin e Gazës në 24 orët e fundit kishin sulmuar rreth 40 objektiva dhe kishin vrarë dhjetëra militantë.

“Forcat e Divizionit 162 vazhdojnë të operojnë në rajonin Jabalia, në ditën e fundit forcat vranë dhjetëra terroristë dhe gjetën eksplozivë, armë, granata dhe mjete të tjera luftarake në rajon”, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Uragani Milton merr formën e frikshme të 'kafkës' pak çaste përpara se t'i afrohet Floridas

Uragani Milton merr formën e frikshme të 'kafkës' pak çaste përpara se t'i afrohet Floridas

Amerika
Brenda kampit stërvitor të legjionit ndërkombëtar që luftojnë përkrah ushtarëve ukrainas kundër agresionit rus

Brenda kampit stërvitor të legjionit ndërkombëtar që luftojnë përkrah ushtarëve ukrainas kundër agresionit rus

Evropa
Pamjet nga droni zbulojnë shkallën e përmbytjeve në Florida

Pamjet nga droni zbulojnë shkallën e përmbytjeve në Florida

Amerika
Policia amerikane arreston një 28-vjeçar, kishte eksploziv të mjaftueshëm për të rrafshuar një lagje të tërë

Policia amerikane arreston një 28-vjeçar, kishte eksploziv të mjaftueshëm për të rrafshuar një lagje të tërë

Amerika
Sondazhi i ri për zgjedhjet amerikane nga Wall Street Journal, i referohet shteteve kyçe

Sondazhi i ri për zgjedhjet amerikane nga Wall Street Journal, i referohet shteteve kyçe

Amerika
Sa do t'i kushtojë Floridas dëmi i shkaktuar nga uragani Milton?

Sa do t'i kushtojë Floridas dëmi i shkaktuar nga uragani Milton?

Amerika
Kalo në kategori