LAJMI I FUNDIT:

Tallja e mediave serbe me portierin rumun

Tallja e mediave serbe me portierin rumun

Shkuarja në shtëpi e Rumanisë dhe mposhtja e saj nga Shqipëria, sipas gazetës serbe “Blic”, ka një fajtor, e ai është portieri Ciprian Tatarusanu.

“Dueli i drejtpërdrejtë për të shkuar më tej për këto dy përfaqësuese, nxori edhe heroin tragjik në këto dhjetë ditë të kampionatit”, shkruan Blici, teksa më tej thotë se “portieri i Rumanisë do ta mbajë mend gjatë këtë ndeshje… te goli i Sadikut ka reaguar si një fillestar. Ai e llogariti keq dhe topi fluturoi në hapësirë”, thuren fjalët për portierin rumun, transmeton Koha.net.

Shqipëria, sipas po të njëjtës medie, është ende në lojë për fazën e ardhshme, pasi këtë e mundësoi futbollisti i Vaduzit, i cili shënoi dhe u bë i pari i Kombëtares Shqiptare dhe i një ekipi të Lihtenshtajnit që shënon gol në kampionat evropian.


“Ekipi i De Biasit kapi lavdinë… Edhe nëse nuk shkon më tej, shqiptarët kanë bërë një punë të madhe. Triumfi në një ndeshje në një konkurrencë të fortë, paraqet sukses të madh për këtë përzgjedhje”, përfundon blic.rs.

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Liga e Kampionëve
A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Premier League
Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Serie A
Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Premier League
Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Ligat tjera
Bledian Krasniqi dhe Vesel Demaku, do të jenë dy prurjet e reja të Franco Fodas te Kosova për ndeshjet e marsit

Bledian Krasniqi dhe Vesel Demaku, do të jenë dy prurjet e reja të Franco Fodas te Kosova për ndeshjet e marsit

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori