LAJMI I FUNDIT:

Talenti kosovar shënon pesë gola në Ligën e Kampionëve

Talenti kosovar shënon pesë gola në Ligën e Kampionëve

Mërgim Berisha ka realizuar pesë gola në Ligën e Kampionëve për të rinjtë deri në moshën 19-vjeçare.

Sulmuesi shqiptar këto gola i shënoi në fitoren e skuadrës së tij austriake të Salzburg kundër Kairat Almaty me rezultat të thellë prej 8:1.

Djaloshi shqiptar që po krahasohet me Ibrën sapo shënoi dy gola në Austri (Video)
Lexo po ashtu Djaloshi shqiptar që po krahasohet me Ibrën sapo shënoi dy gola në Austri (Video)

Vlen të theksohet se 18-vjeçari ka pasaportë gjermane dhe ende nuk ka vendosur se fanellën e cilës përfaqësueses do ta veshë.


Ndryshe, Berisha herë pas here në ndeshjet miqësore paraqitet edhe në ekipin e parë të ekipit të Salzburgut. /Telegrafi/