Forcat amerikane dhe të aleatëve të saj braktisën Afganistanin në fund të gushtit, pas vetes lanë shumë pajisje ushtarake.

Pentagoni pati njoftuar se të gjithë helikopterët, aeroplanët dhe mjetet e blinduara që i kanë lënë nuk janë më efikase për përdorim, me qëllim që të mos bien në duart e talebanëve për t’i shfrytëzuar, transmeton Telegrafi.


Por në rrjetet sociale janë publikuar video të ndryshme ku shihen talebanët sesi “argëtohen” me një helikopter, të cilin e shfrytëzojnë si “luhatëse” – duke qëndruar të ulur në helikën e saj.

Të vetëdijshëm për vlerën dhe aftësitë e tyre, talebanët i transportuan në aeroportin e Ganzit në Kandahar me shpresën se do të arrijnë t’i riparojnë.

https://twitter.com/Natsecjeff/status/1440729171236327434?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1440729171236327434%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3772859%2Ftalibani-se-zabavljaju-na-americkim-helikopterima

Ndërkohë, mediat botërore raportojnë se talebanët kanë kërkuar t’i drejtohen botës me një fjalë rasti në Këshillin e Sigurimit të OKB-së – duke precizuar qëndrimin e tyre për “Emiratet Islamike të Afganistanit”. /Telegrafi/