Rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti ka thënë se do të vazhdojë të bashkëpunojë me universitetet publike të Kosovës, në mënyrë që të jenë në funksion të përmirësimit të cilësisë dhe zhvillimit të universiteteve.
Sahiti gjatë takimit që pati me rektorët e Universiteteve Publike të Kosovës po ashtu tha se themelimi i universiteteve publike ka dëshmuar se ka rol pozitiv në zhvillimet aktuale në vend, si dhe ato politike.
“Jam i nderuar për këtë vizitë që ma keni bërë. Shfrytëzoj rastin të ju ofroj bashkëpunim të plotë në emër të UP-së. Themelimi i universiteteve publike ka qenë një moment i ri i cila e ka dashur kohën e vet për ta dëshmuar se përkundër shumë dilemave ka rol pozitiv në zhvillimet që po ndodhin në Kosovë edhe ato politike. Jemi të interesuar që universitetet publike që janë në Kosovë të performojnë në mënyrën më të mirë të mundshme edhe neve na mbani më të përgjegjshëm dhe na ndihmoni që të vazhdojmë ta mbajmë pozitën dhe ta përmirësojmë. Jemi të gatshëm ta vazhdojmë bashkëpunimin me çdo universitet, krejt janë në funksion të përmirësimit të cilësisë së zhvillimit të këtyre universiteteve. Pres që shpejt ta mbajmë dhe një konferencë të rektorëve që të ngrisim dhe disa çështje, edhe lidhur me Ligjin e Arsimit të Lartë, i cili është amandamentuar disa herë dhe ka mbet ende pa u miratuar”, ka thënë Sahiti.
Ndërsa, kryesues i konferencës së rektorëve, Bajram Kosumi ka thënë se nuk ka çështje më të rëndësishme dhe frytdhënëse se arsimi.
“Jemi sot këtu pasi kemi takimin e parë formal me rektorin e Universitetit të Prishtinës. T’i urojmë mirëseardhje në fillimin e mandatit, dhe t’i dëshirojmë sukses në punën e vështirë por shumë të rëndësishme të arsimit të lartë në UP. Dikur në kohën e robërisë politika ka qenë numri një për shoqërinë shqiptare, sot është arsimit numër një. Nuk ka çështje më të rëndësishme dhe frytdhënëse se arsimi. UP-ja ka një histori të gjatë dhe të bujshme dhe prej saj kemi dal të gjithë ne. Gjithashtu dhe universitetet tjera kanë dal prej UP-së. Jemi universitete të ndryshme por në konferencën e rektorëve konsiderohemi të njëjtë. Ju urojmë suksese dhe punë të mbarë”, ka thënë ai.
Kosumi po ashtu tregoi dhe rolin e konferencës së rektorëve të Universiteteve të Kosovës.
Ai tha se konferenca e rektorëve ka marr vendime të rëndësishme, të cilat këto universitete janë bërë autonome dhe në praktikë të pavarura.
“Konferenca e rektorëve ka luajt një rol të rëndësishëm këto dy vitet e fundit ku politika u mundua t’i ç ‘orientoj universitetet. Konferenca e rektorëve ka marr vendime të rëndësishme që i ka bërë universitetet të autonome, dhe në praktikë i ka bërë të pavarura nga çka do ndikimi i jashtëm. Dhe sot mund të them që universitetet publike janë më të forta më të pavarura se që ka qenë para dy vjetëve. Edhe konferenca shkencore, që e kemi mbajt një në Pejë dhe në Prishtinë. Por shumë shpejt do ta mbajmë dhe në Prizren dhe në Gjilan”, ka thënë ndër të tjera Kosumi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Instituti PREVENT publikon raportin "Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm"

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës