Takimi i planifikuar të mbahet më 2 shtator në Uashington, i pari i udhëhequr drejtpërdrejtë nga SHBA-të, në nivel liderësh institucionalë, e ka gjetur Kosovën në mes ‘hutisë’ brenda koalicionit qeverisës por edhe paqartësisë nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) se çfarë mund të pritet nga takimi mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vlerësojnë njohësitë e çështjeve politike.
Arber Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP) ka thënë se ky takim e ka gjetur Kosovën mes dy hutive e paqartësive, pasi sipas tij, brenda për brenda koalicionit qeverisë nuk ka qartësi dhe bashkërendim sa i përket qasjes së dialogut, ndërsa në anën tjetër nuk ka qartësi edhe nga BE-ja dhe SHBA-të se çka saktësisht mund të pritet nga ky takim.
Fetahu po ashtu tha se këto takime nuk janë të qarta nëse po bashkërendohen nga SHBA-të dhe BE-ja.
“Takimi i planifikuar më 2 shtator në DC e gjen Kosovën mes dy hutive apo paqartësive: Hutisë së brendshme dhe asaj të jashtme. Brenda për brenda koalicionit nuk ekziston qartësi dhe bashkërendim sa i përket qasjes në dialog, parimeve dhe qëllimeve finale e nuk diskutohet fare konsensusi i brendshëm i spektrit politik. Në anën tjetër, nuk ka qartësi nga BE dhe SHBA se çka mund të pritet konkretisht nga dialogu, dhe nëse vërtet po rrëshqasim në dialog teknik. Pos tjerash, nuk është e qartë nëse këto takime po bashkërendohen nga SHBA dhe BE”, ka thënë Fetahu.
Ai u shpreh se për shkak të rrjedhës së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është e vështirë të predikohen pritjet dhe përfundimet nga këto takime.
Fetahu tha tutje se mund të ketë diskutim të temave më të gjera, duke tentuar të matet pulsi i dy delegacioneve rreth një marrëveshje.
“Për shkak të rrjedhës së fundit të dialogut është vështirë të predikohen pritjet dhe përfundimet nga këto takime. Gjithsesi, mund të thuhet se SHBA po dëshiron të vazhdoj tutje me dialog pas dështimit të takimit të parë. Ndonëse, pas rrethanave të reja mund të ketë një diskutim më të gjerë të temave duke përfshirë ekonominë, por mund të tentohet të matet pulsi tek dy delegacionet rreth një marrëveshje të mundshme në të ardhmen. Edhe pse, duhet të jemi të rezervuar në caktim të afateve kohore si dhe pritjeve”, ka thënë tutje ai.
Ndërsa, Eugen Cakolli ditë më parë tha për Telegrafin se Kosova dhe Serbia pritet që më 2 shtator të fillojnë një proces të dialogut, i pari i udhëhequr drejtpërdrejtë nga SHBA-të, në nivel liderësh institucionalë.
“Meqë situata politike mbetet përgjithësisht e njëjtë sikur në atë kohë, insistimi i administratës Trump për mbajtjen e takimit, tregon për vendosmërinë amerikane për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e raporteve mes vendeve, me fokus në dimensionin ekonomik”, tha ai.
Cakolli tha më tej se marrë parasysh intensitetin dhe dinamikën e shtuar të zhvillimeve në SHBA për shkak të zgjedhjeve presidenciale atje, beson që mundësia e arritjes së një marrëveshje në këtë takim, apo takimet tjera pasuese, janë më se reale.
Duke folur për zhvillimin e bisedimeve Kosovë-Serbi në Bruksel dhe për bisedimet në Ëashington, ai tha këto procese janë komplementare me njëra tjetrën, meqenëse trajtojnë aspekte të ndryshme të marrëveshjes përfundimtare.
“Sidoqoftë, përkundër mundësisë për arritjen e marrëveshjes për çështje ekonomike nën ndërmjetësimin amerikan, një dinamikë e njëjtë nuk konsideroj që mund të zhvillohet edhe në kuadër të procesit të dialogut politik, mbase edhe për shkak të ndjeshmërisë më të madhe të temave që do të trajtohen”, tha më tej Cakolli.
Por, sipas tij, nëse vazhdohet me angazhim të veçantë nga Gjermania dhe Franca, edhe procesi i lehtësuar nga BE do të jetë më konkludues se ai që ishte zhvilluar që nga viti 2011. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës